Punonjësit e stresuar duhet të punojnë katër ditë në javë

  • 03 September 2019 - 15:51
Punonjësit e stresuar duhet të punojnë katër ditë në javë

Shtimi i punës është i lodhshëm për të gjithë, dhe diskutimet për orare më të shkurtra kanë marrë hov sërish duke triumfuar mbi ato që pretendojnë se në raste të tilla, nevojitet të gjenden mënyra qetësimi si “banjot në vaskë“, apo së fundi, ato të “gong-ut”.



Banjot e “gong-ut” synojnë qetësimin e stresit përmesushqimit shpirtëror që vjen sipas krijuesve të tyre nga notat relaksuese të arritura përmes një instrumenti metalik perkusioni.

The Guardian citon Jeffrey Pfeffer, autor i librit “Të vdesësh për rrogën mujore“, i cili thotë se stresi, ankthi dhe depresioni që kanë gjeneruar praktikat aktuale të punësimit janë përgjegjëse për një kosto të kujdesit shëndetësor prej $200 miliardë dollarë në SHBA.

Sipas gazetës prestigjoze, puna është përgjegjëse për vdekjen e 120,000 punonjësve çdo vit, dhe në këtë situatë, nuk ndihmojnë seancat e relaksimit, por ulja e ditëve të punës në katër të tilla në javë, ose një përgjigje mund të ishte dhe zyrtarizimi i 6 orarëshit.

(Kosova Sot Online)