Ja pse meshkujt duhet të mbajnë orë të dorës

  • 03 shtator 2019 - 16:49
Ja pse meshkujt duhet të mbajnë orë të dorës

Viteve të fundit, orët thuajse janë zhdukur nga kyçet e duarve të meshkujve.

Meshkujt e rinj sot po i shohin ato si diçka që iu ka ikur koha apo si diçka që kanë dalë mode, duke u arsyetuar me faktin se telefoni i mençur ua tregon orën, prandaj pse të bartin orë të dorës.

Ora e dorës ka qenë pjesë shumë e rëndësishme e historisë.

Edhe Buzz Aldrin ka bartur orë në “Apollo 11”. Marthin Luther King ka bartur orë kur ka folur me presidentin Johnson, ndërkaq presidentë të shumtë amerikanë kanë mbajtur orë gjatë inaugurimeve të tyre.

Madje, edhe figurat e shquara të kohës moderne, duke përfshirë Bill Gates, Elon Musk, Warren Buffett dhe papën Francis, ende mbajnë orë të dorës.

Tani… të gjithë ata kanë telefona të mençur, por përse vendosin të mbajnë orë të dorës?

Epo, ora e dorës është një prej gjërave më të rëndësishme që një mashkull mund t’i bëjë për veten, ndërsa më poshtë i keni arsyet se përse.

– Orët e dorës ju bëjnë të dukeni me më shumë stil

– Është aksesori më i lehtë dhe më i miri për çdo mashkull

– Përdorimi i orës së dorës për ta shikuar kohën ju parandalon të mbeteni duke e kontrolluar telefonin edhe për gjëra tjera

Thënë më thjesht, shpikja e telefonave të mençur nuk nënkupton se meshkujt duhet të ndalojnë së mbajturi orë të dorës. Orët e dorës janë lidhja e një mashkulli me të kaluarën, lidhja me kohën dhe një vulë e stilit të tij dhe personit se kush është ai.

(Kosova Sot Online)