Maska natyrale për lëkurë me shkëlqim

  • 10 September 2019 - 19:16
Maska natyrale për lëkurë me shkëlqim

A do të dëshironit të keni lëkurë të butë dhe pa të meta pa pasur nevojë që të shpenzoni një pasuri të tërë në produkte të bukurisë? Më poshtë ua kemi sjellë një recetë të thjeshtë për një maskë shtëpiake, për krijimin e së cilës ju nevojiten vetëm përbërësit që me shumë gjasë i keni në kuzhinë. Përbërësit - vaji i ullirit, mjalti dhe soda e bukës - janë të mrekullueshëm për lëkurën tuaj. Edhe vaji i ullirit edhe mjalti kanë veti zbutësi dhe e mbajnë lëkurën të butë. Vaji i ullirit futet thellë në lëkurë, duke ndihmuar në riparimin e saj dhe në rikthimin e elasticitetit të humbur. Në të njëjtën kohë, ndihmon në eliminimin e shenjave. Mjalti, në anën tjetër, lufton bakteret, shtrëngon poret e lëkurës dhe mbron lëkurën nga dëmtimet prej rrezeve të diellit dhe parandalon shfaqjen e rrudhave të parakohshme. Për më tepër, ai hidraton lëkurën dhe e mban të njomë. Soda e bukës shërben si një pastrues natyral i lëkurës, duke zvogëluar skuqjet në lëkurë dhe duke eliminuar qelizat e vdekura, që i hapin rrugë rigjenerimit të lëkurës. Një tjetër përparësi e kësaj maske është se është e përshtatshme për të gjitha llojet e lëkurës. Përbërësit nuk ndikojnë as në tharjen e as në rikthimin e yndyrës së tepërt në lëkurës.

PËRBËRËSIT:

Vaj ulliri, Mjaltë, Sodë buke. Udhëzime: Fillimisht, derdheni në një enë një lugë çaji vaj ulliri, para se t'ia shtoni edhe një gjysmë luge çaji mjaltë. Përfundimisht, shtojani edhe një gjysmë luge çaji sodë buke. Përzieni të gjithë përbërësit mirë deri sa të krijohet një pastë e trashë dhe shtoni edhe një sasi të vogël të sodës së bukës.

MËNYRA E PËRDORIMIT

Së pari, pastrojeni fytyrën dhe më pastaj thajeni, duke u kujdesur që ta lini paksa të lagët. Pastaj, shpërndajeni maskën shtëpiake në lëkurë të fytyrës dhe qafës duke bërë lëvizje rrethore të dorës. Lëreni maskën që ta kryej punën e vet për rreth dhjetë minuta, para se ta pastroni lëkurën me ujë të vaktë. Nëse lëkura juaj duket e yndyrshme pas trajtimit, aplikoni zbutës. Përdoreni këtë maskë një herë në javë për ta mbajtur lëkurën të butë dhe të bukur.


(Kosova Sot Online)