7 sekrete për t'i bërë sytë më të ndritshëm

  • 14 September 2019 - 07:41
7 sekrete për t'i bërë sytë më të ndritshëm

A jeni duke kërkuar sekrete të grimit për t'i bërë sytë më të ndritshëm? Sytë e ndritshëm janë sy të bukur, pasi që duken të shëndetshëm dhe tërheqin vëmendjen. Të gjitha mund t'i provojnë këto këshilla të mahnitshme

1. PËRDORNI LLAJNER TË KALTËR! Një nga sekretet më të lehta për të arritur një pamje më të mirë të syve është nëpërmjet ndërrimit të llajnerit tuaj. Largojeni llajnerin tuaj bazik me ngjyrë të zezë ose të kafenjtë. Një llajner me ngjyrë të kaltër të errët i bën të bardhat e syve të duken më të ndritshëm. Ky është një kontrast i mirë që duket bukur. Ky llajner shkon mirë edhe me shumë hije të syve.

2.MOS PËRDORNI VETËM KORREKTOR! Korrektori është shumë i rëndësishëm për rutinën tuaj të grimit të syve. Është e rëndësishme që t'i mbuloni ata rrathë të zinj nën sy që ju bëjnë të ndiheni shumë keq. Sidoqoftë është një produkt i vogël që quhet shkëlqyes, i cili bën punë magjike në pamjen e syve tuaj. Nëse e përdorni atë mbi korrektorin tuaj, kjo zonë do të duket pak më me shkëlqim. Mund ta përdorni atë edhe në zonat e tjera të fytyrës suaj

3. VIJËZONI PJESËN E POSHTME TË SYRIT ME NGJYRË TË BARDHË! Mund të mos jeni adhuruese e vijëzimit të syrit në pjesën e poshtme, por kjo funksionon nëse dëshironi që sytë të duken më të ndritshëm dhe më të çlodhur. Nëse aplikoni një ngjyrë të bardhë të lapsit, pamja e juaj do të ndryshojë plotësisht.

4. KUJDESUNI PËR VETULLAT! Mund të mendoni që vetullat tuaja nuk bëjnë ndonjë dallim të madh në këtë aspekt, por ato e bëjnë. Nëse i rregulloni mirë vetullat, sytë tuaj do të duken më të hapur dhe më të ndritshëm. Vetullat janë shumë të rëndësishme, pasi që ndikojnë edhe në formësimin e fytyrës suaj. Mund të kujdeseni për to nëpërmjet pincetës, apo mënyrave të tjera që ju pëlqejnë juve.

5. MOS E NEGLIZHONI ASHTIN E VETULLAVE! Ashti i vetullave është një pjesë që duhet gjithsesi të theksohet nëpërmjet një hijeje me ngjyrë të hapur. Përdorimi i ngjyrës së hapur të hijes së syve në këtë pjesë jo vetëm që do të tërheq vëmendjen drejt pjesës së sipërme të syve tuaj, por do t'i bëjë ata të duken edhe shumë të ndritshëm. Gjeni atë që ju përshtatet më shumë dhe do të dukeni bukur.

6. KUJDESUNI PËR KËNDET E BRENDSHME! Këndet e brendshme të syve janë një vend që kërkon vëmendje dhe nëse e shtoni vëmendjen në atë pjesë do të bëni shumë ndryshim. Për ta arritur këtë mund të përdorni një laps, apo edhe një hije të hapur të syve. Nuk dëshironi ta neglizhoni këtë zonë. Përdorni grimin e tillë në pjesën e këndit të brendshëm të syrit dhe do të shihni çfarë dallimi i madh do të jetë.

7. FLINI SA DUHET! Këshilla e fundit në radhë, por që për nga rëndësia është në krye të listës, është gjumi i mjaftueshëm. Mungesa e gjumit ndikon në tërë pamjen tuaj. Duket sikur kjo rezulton më së keqi në sytë tuaj. Flini të paktën 7-8 orë në ditë dhe do të shihni dallimin në sytë tuaj.

(Kosova Sot Online)