Ngjyrat më të preferuara për vjeshtë-dimër

  • 14 September 2019 - 07:44
Ngjyrat më të preferuara për vjeshtë-dimër

Instituti amerikan për ngjyra "Panton" ka zgjedhur 10 nuancat më të preferuara për këtë vjeshtë dhe dimër Orkide rrezatuese -definitivisht, sipas institutit "Pantone", është ngjyra e vitit. Është ngjyrë që lehtë bie në sy, që mund të kombinohet me nuancat e tjera, sidomos me të kaltrën dhe të hirtën.



Alumini i hirtë -është ngjyrë që shërben si nuancë komplekse neutrale. Sidomos është zgjedhje e mirë për rregullimin e enterierit. Mjegulla e detit -ngjyra e bukur vjollcë me nuanca të ngjyrës së hirtë, e cila lehtë mund të kombinohet me ngjyrat e tjera. E kaltër mbretërore -ngjyrë klasike, e cila kurrë nuk del nga moda. Sidomos me sukses mund ta kombinoni me të bardhen.

(Kosova Sot Online)

E katër kobalt -ngjyra e kaltër me nëntone të së gjelbrës, është variacion i së kaltrës tradicionale kobalt. Aurora e kuqe -është nuanca e kuqe e portokalltë, e cila është klasikja e duhur midis nuancave të vjeshtës, që dhuron gjallëri ngjyrave të mrrolura të vjeshtës.

E gjelbra -është nuancë e fortë dhe maestrale vjeshtore, e cila shumë mirë përshtaten me aurorën e kuqe.

Sangria -nuancë e bukur e frutave të malit që zgjon ndjenjat e aventurave glamuroze dhe destinacioneve të largëta.

Konjak -është nuanca më popullore ezmere për këtë vjeshtë. Bëhet fjalë për një ngjyrë të ngrohtë, e cila lehtë kombinohet me nuancat tjera në paletë.

Vjollcë e ndritshme -Kjo është një ngjyrë romantike dhe shumë elegante, në të cilën do të ndiheni e bukur dhe femërore. Më së miri kombinohet me ngjyrën "sangria" apo me orkide të ndritshme.

E verdhë e turbullt -ngjyrë e ngrohtë vjeshtore që sjell rrezet e diellit në ditët e vranëta. Kjo ngjyrë optimiste paralajmëron pranverën, e cila vjen pas muajve të ftohtë.