Trendët më të mirë të flokëve në Hollivud

  • 21 September 2019 - 09:00
Trendët më të mirë të flokëve në Hollivud

Edhe pse shumë nga to ndryshojnë brenda javës, disa trendë të Hollivudit arrijnë të qëndrojnë më gjatë në skenë, duke bërë që edhe të tjerët të dëshirojnë t'i përcjellin.

VALËZIMI ME GISHTËRINJ

Flokë të tillë, të cilët i pëlqejnë të famshmet e guximshme kanë qenë shumë në trend gjatë tërë vitit, duke kërcënuar që të tejkalonin edhe trendin e përhershëm të flokëve të gjatë të valëzuar. Ky lloj valëzimi duket shumë bukur sidomos nëse i mblidhni pastaj prapa në një topuz të ulët, duke krijuar një pamje shumë elegante si Keira Nightley dhe Iman.

GËRSHETAT SI SHIRIT

Gërshetat janë një trend shumë i madh i momentit. Të quajtura gërshetat 'heidi' këto lloj gërshetash krijohen në të dyja anët pas ndarjes së flokëve në mes dhe më pas mbështillen rreth kokës në formë shiriti. Për të pasur një pamje më të freskët preferohet që t'i lini pak më të çrregullta në versionin si të Kirsten Dunst-it, ose kur i mbështjell në një topuz si Freida Pinto.

STILI VOLUMINOZ I KTHYER PRAPA

Mund ta quani një specie të re në stilin e flokëve me shumë volum, të cilën e sollën dy bionde shumë të guximshme, duke debutuar me një lloj pamjeje që merr flokët e përparmë i kthen prapa dhe u shton volum atyre, duke lejuar që pjesa tjetër të qëndrojë e lirshme dhe e lëshuar. Gwen Stefani dhe Dianna Agron, secila e solli këtë pamje në mënyrën e vet, njëra me pamje më elegante, tjetra më të thjeshtë.

FIJET E NGJYROSURA

Këto fije të ngjyrosura me ngjyra të hapura janë një lloj pamjeje tërheqëse për një dalje në mbrëmje me miket. Jennifer Love Hewitt dhe Selena Gomez kombinuan këto fije edhe me stil voluminoz të flokëve duke krijuar një pamje shumë në trend.

STOLITË E KOKËS

Ju që konsideroni se jeni persona me shpirt të lirë lexoni me kujdes: stolitë e kokës janë kthyer në trend për shkak të Nicole Richie-t, e cila ka dizajnuar versione të inspiruara nga indianet për koleksionin e saj të ri. Ato janë përdorur edhe nga Vanessa Hudgens që kishte zgjedhur një zinxhirë të artë për një ngjarje, ndërsa Kim Kardashian e kishte përdorur të njëjtën me xhinse dhe xhemper.

BALLUKET

Nuk ka asgjë që funksionon më mirë se një palë balluke për të ndryshuar pamjen e juaj. Dhe pamja e këtij viti ka sidomos fuqi transformuese, pasi që u jep edhe stileve më moderne një lloj drame. Derisa trendi këtë vit është me balluke më të drejta dhe më të rënda si Brandy, ka edhe variacione të shumta si Reese Witherspoon me balluket e saj të prera në mënyrë të çrregullt mbi vetulla.

NGJYRA E KALTËR

Flokët e kaltër nuk janë më vetëm për fëmijë. Në fakt kjo ngjyrë e ndezur vazhdon të shihet edhe në tepih të kuq e sidomos në një hije pak më të hapur. Katy Perry me ngjyrën e saj prej boronice e fitoi nga stilistja e saj Rita Hazan, por i dha një ten më të ndezur. Lady Gaga ka zgjedhur një paruke me ngjyrë po aq të hapur për të komplementar fustanin e saj elegant.

STILI GRAFIK ELEGANT

Ndani flokët anash dhe përdorni një xhel me shumë shkëlqim e më pas mblidhni ato në një topuz poshtë në fund të qafës. Ky stil funksionon sidomos mirë me flokë të errët si të Anne Hathaway-t dhe Camilla Belle-s, por edhe me vetulla të plota.

FLOKËT PLOTËSISHT TË SHKURTËR

Çdo prerje ka nevojë për një kampion. Këtë vit versioni paksa më i gjatë i kësaj prerjeje është parë te Carey Mulligan. Ajo e ka transformuar pamjen duke e provuar në shumë stile dhe prerje të ndryshme.

PRERJA E SHKURTËR

Ky stil është shumë i përshtatshëm pasi që është gjithmonë në trend. Duke filluar nga Mena Suvari e deri te versioni i Emily Blunt-it pamjet e fundit të individualizuara të këtij stili janë aq të llojllojshme sa secila mund ta gjejë një që i pëlqen.

(Kosova Sot Online)