Ushtrimet dhe ushqimet, për të cilat manekinet betohen

  • 24 September 2019 - 14:55
Ushtrimet dhe ushqimet, për të cilat manekinet betohen

A jeni pyetur ndonjëherë se si manekinet ia dalin që trupin e tyre ta mbajnë aq vital. Që nga Adriana Lima e deri te Kendall Jenner, këto janë ushtrimet dhe mënyra e ushqimit që shumicën e bukurosheve i mban në linjë të përsosur.

KENDALL JENNER

Kendall Jenner ushtron me Gunnar Peterson-in, instruktorin e njëjtë, me të cilin ushtron dhe Khloe Kardashian. Bën ushtrime, sidomos pompa dhe me top.

GIGI HADID

A keni provuar ndonjëherë të ushtroni kik-boks? Provojeni, ndoshta ju pëlqen sikurse që i ka pëlqyer bukuroshes Gigi Hadid dhe do të dukeni ngjashëm si ajo.

ALESSANDRA AMBROSIO

Trajneri i saj thotë: "Për ta përgatitur Alessandra Ambrosio-n për revynë e brendit "Victoria's Secret, kemi punuar me ushtrime të kombinuara, me litar elastik dhe shtyllën e baletit.

ADRIANA LIMA

Adriana Lima pëlqen boksin. "Ky është i vetmi sport, me të cilin merrem dhe njëherësh që ushtroj", thotë ajo.

KARLIE KLOSS

Dihet që Karlie Kloss është e dashuruar në programet e fitnesit. "Më pëlqen të ushtroj në ambient të hapur së paku pesë herë në ditë dhe të bëj ushtrime kardio dhe të ngre pesha". E ushqimi? "Edhe në ushqim gjëja kryesore është ekuilibri. Me rëndësi është që të ketë gjithçka nga pak".

GISELE BUNDCHEN

Gisele Bundchen pëlqen të ushtrojë jogë dhe kung-fu, që që i ndihmojnë në ruajtjen e linjës vitale.

(Kosova Sot Online)