Ushqimet që ndihmojnë te inflamacioni i fshikëzës urinare

  • 25 September 2019 - 08:06
Ushqimet që ndihmojnë te inflamacioni i fshikëzës urinare

Kallja e fshikëzës urinare është problem i shpeshtë i femrave. Përpos ilaçeve, edhe këto gjësende që gjenden në shtëpi mund t'ju ndihmojnë në këtë drejtim.

1. Uji - pirja e sasive të mëdha të ujit është tretmani më i mirë kundër kalljes së fshikëzës së urinës. Uji i shpëlan bakteret.

2. Soda e bukës - është njëri ndër preparatet më efikase në luftë kundër inflamacionit të fshikëzës së urinës. Në një gotë ujë qitni një lugë të plotë të sodës së bukës, përziejeni mirë dhe e pini, më së miri midis shujtave, apo në të esëll. Këtë gjë përsëriteni çdo ditë, derisa të kalojë problemi.

3. Lëngu i boronicave të kuqe - përpos që është i shijshëm, është shumë efikas, prandaj iu preferohet shtatzënave që kanë inflamacion të fshikëzës urinare. Boronica e kuqe përmban enzima, të cilat luftojnë inflamacionet. Lëngu vepron edhe si diuretik, gjë që po ashtu ndihmon në luftën kundër baktereve.

4. Jogurti - probiotikët që gjenden në jogurt përmbajnë baktere të mira, të cilat e balancojnë punën e mukozës dhe i ndihmojnë organizmit që të luftojë kundër infeksioneve.

5. Limoni - është plot me vitaminë C dhe i ndihmon organizmit që t'i heqë qafe bakteret. Një lugë lëngu të limonit përziejeni me 2 dcl ujë të nxehtë. Këtë përzierje e pini si çaj.

6. Hudhra - është antibiotiku më i fuqishëm natyror, i cili shëron shumë probleme, si të jashtme, po ashtu edhe të brendshme. Ka veprim antibakterial dhe antivirusal. Hajeni një thelb të hudhrës me pak bukë para fjetjes, apo gjatë darkës.

7. Majdanozi - është një perime, e cila ka veprim antiinflamator. Është edhe diuretik i mirë. Mund të konsumohet si i freskët, apo në formë të çajit.

(Kosova Sot Online)