Të famshmet sjellin trendët e rinj për ngjyrat e flokëve

  • 25 September 2019 - 15:01
Të famshmet sjellin trendët e rinj për ngjyrat e flokëve

Pa marrë parasysh se a dëshironi t'i ngjyrosni flokët me ngjyra të çelëta, apo të errëta, vjeshta duket të jetë një stinë shumë e përshtatshme për ju, pasi që mund të përzgjidhni nuancat e preferuara, duke qenë në hap me kohën. Më poshtë mund t'i shihni disa nga ngjyrat, që janë në trend për këtë vjeshtë, e të cilat janë parë edhe në shfaqjet e disa të famshmeve.

NGJYRA GËSHTENJË Po pra, ngjyra gështenjë është një trend i madh për këtë vjeshtë. Këtë gjë më së miri e ka dëshmuar Chrissy Teigen, e cila së fundmi është parë me flokë ngjyrë gështenjë. Megjithatë, edhe kur flasim për këtë nuancë, zgjedhjet janë të shumta, pasi që mund të vendosni që fundi i flokëve të jetë më i errët, apo edhe më i çelët.

NGJYRA E ÇOKOLLATËS Ngjyra e çokollatës është një ngjyrë klasike, e cila gjithmonë shihet nëpër revytë e modës për këtë vjeshtë, ndërsa, nëse ju keni pasur fatin të jeni brunetë sikur Selena Gomez, atëherë do ta keni shumë më të lehtë transformimin. Për më tepër, sa më të mbyllëta të jenë flokët, aq më tepër reflektojnë, duke bërë që flokët tuaj të kenë më shumë shkëlqim, sikur në rastin e Gomez-it.

NGJYRA BEZHË Biondet e përkëdhelura nga dielli gjithmonë do ta kenë vendin e tyre të ndarë, e këtë gjë më së miri duket se e ka vërejtur Jennifer Lawrence, e cila së fundmi është parë me flokët e saj të ngjyrosur me ngjyrë bezhe. Flokët e ngjyrosur me ngjyrë më të çelë përreth fytyrës dhe me nuanca më të mbyllëta në kurorë të kokës, thyejnë monotoninë duke bërë që ajo të shkëlqejë me dukjen e saj të re.

THEKSIMET ME NGJYRË TË ÇELËT Kur flokët tuaj me ngjyrë të errët i kanë disa pjesë të theksuara me ngjyrë më të çelët, atëherë ju dëshmoni që jeni një ndjekëse e modës dhe e trendëve të flokëve. Theksimet e flokëve me ngjyrë më të çelët, në rastin e Kerry Washington-it, kanë bërë që dukja e saj të jetë më e ndritur, aq sa edhe më bukur.

BIONDE PLATINI Ngjyra e platinit kurrë nuk del nga moda, mirëpo këtë sezon është një trend shumë më i madh se zakonisht. Të famshmet si Julianne Hough kanë zgjedhur që rrënjët e flokëve të tyre të kenë nuancë më të mbylltë, gjë që u ndihmon atyre të duken edhe më bukur.

(Kosova Sot Online)