Maska të thjeshta për lëkurë më të bukur

  • 27 September 2019 - 08:36
Maska të thjeshta për lëkurë më të bukur

A e keni ditur se me anë të vezëve mund t'i hiqni vragat e akneve, ta hidratoni lëkurën dhe të përkujdeseni më mirë për të sesa me preparate të shtrenjta kozmetike? Jua prezantojmë maskat më efikase natyrore Çdo ditë në lëkurë veprojnë faktorë të ndryshëm të dëmshëm, për çka ajo ka nevojë për kujdes të veçantë.

Studime të shumta shkencore kanë treguar se proteinat që gjenden në vezë (e veza përbëhet nga 69 lloje të proteinave) e ruajnë elasticitetin e lëkurës, pastrojnë poret dhe zbusin rrudhat.

Po ashtu, ato proteina i ndihmojnë lëkurës së ndjeshme dhe largojnë problemet me akne. Ja si të përgatisni maska të thjeshta për problemet e ndryshme të lëkurës. Nëse keni lëkurë normale, atëherë përziejeni të kuqtë e vezës, lëngun e freskët të karotës apo vetëm karotën e gërryer dhe pak qumësht.

Nëse keni lëkurë të thatë, në të vendoseni përzierjen e një të kuqi të vezës dhe gjysmës së avokados së shtypur. Për lëkurën e yndyrshme (dhe për probleme me akne) ekspertët preferojnë maskën e një të kuqi të vezës, një luge të supës lëng limoni dhe një lugë të supës mjaltë. Nëse keni lëkurë të ndjeshme, atëherë në të do të duhej të vendosnit një të kuq të vezës dhe pak jogurt të rëndomtë. Nëse doni, mund të shtoni edhe pak mjaltë.

(Kosova Sot Online)