“Njohje me persona nga jashtë vendit”: Meri Shehu ka lajme të mira për shenjat e horoskopit këtë fundjavë

  • 29 September 2019 - 13:35
“Njohje me persona nga jashtë vendit”: Meri Shehu ka lajme të mira për shenjat e horoskopit këtë fundjavë

Astrologe Meri Shehu ka treguar horoskopin për këtë fundjavë dhe duket se të gjitha shenjat do të kenë ndryshime në jetën e tyre.

Lexo më poshtë horoskopin e plotë:

Dashi
Kjo periudhë duhet të ketë një ekuilibër në marrëdhënie që të arrini të bëni diçka në jetën personale dhe në një bashkëpunim.

Demi
Kjo periudhë dy ditore do ju sjell një dritë në përditshmërinë tuaj apo një lajm të mirë në lidhje me punën si edhe një njohje në të mirë në ambientet e punës.

Binjakët
Duhet ta shfrytëzoni këtë fundjavë për një qëtesim dhe argëtim që do ju ndryshojë humorin dhe ekuilibrat.

Gaforrja
Në çështjet familjare do ketë një përmirësim dhe ju presin ditë me argetime dhe takime me njerëz të dashur e të afert. Një lidhje apo martesë favorizohet.

Luani
Një udhëtim romantik apo një takim shumë i këndshëm do ju shoqëroj këtë fundjavë duke ju ndryshuar humorin dhe planet në përgjithësi duke i bërë më të lehta.

Virgjëresha
Mundësisht do kuptoni se ajo që është e juaja mbetet e juaja dhe nuk mundet ta marrë askush që nuk ka kontribuar apo nuk është pjesë e juaja.

Peshorja
Jeta juaj personale do shoqërohet nga një ndriçim dhe nga mundësi qe ju të rregulloni gjërat më imediate dhe të bëni hapa konkret përpara.

Akrepi
Një forcë e brendshme shpirtërore do ju udhëheqi drejt së ardhmes më të sigurt apo drejt fatit që ju takon jo takimeve rastesore që ndeshni rrugës.

Shigjetari
Jeta juaj sociale këtë fundjavë do jetë e mbushur me kënaqesi, takime interesante, flirte. Shoqëria dhe qëllimet do jenë në lartësine e duhur.

Bricjapi
Keni një moment shumë të rëndesishëm në jetën tuaj që do diskutoni apo do merrni vendim këtë fundjavë. Ka të bëjë me aleancat dhe publicitetin tuaj.

Ujori
Në lidhje me udhëtimet dhe kontaktet me jashtë do merrni lajme interesante dhe do keni njohje apo lidhje me persona që jetojnë larg.

Peshqit
Do arrini në një moment të tillë shpirtëror ku ju duhet një person me shumë energji që të ndezi llampat tuaja shpirtërore që janë të zbehta.

(Kosova Sot Online)