Shtatë mënyrat e gabuara të krehjes së flokëve

  • 01 October 2019 - 08:53
Shtatë mënyrat e gabuara të krehjes së flokëve

NGA RRËNJA DERI TE MAJAT

Kjo është krejt e gabuar, pasi që në këtë mënyrë tërhiqni qimen prej folikulave. Vendoseni krehrin disa centimetra larg rrënjës së flokëve, thuajse po krihni shtresë për shtresë.

KREHJA E FLOKËVE TË LAGURA

Flokët më vështirë krihen, derisa janë të lagur. Lërini që të thahen pak e më pas filloni t'i krihni.

BRUSHA E SHESHTË E SHKURTËR

Brusha e shkurtër e sheshtë dhe me ferra nuk është më e mira, nëse dëshironi t'i zgjidhni flokët. Për një krehje si kjo bëjeni me dhëmbë të rrallë të krehrit, por para krehjes vëni sprej për flokë të hollë, losion, nëse qimet i keni me trashësi të mesme dhe krem për flokë të trashë.

KREHJA E TEPËRT

Harroni filmat klasikë, ku yjet nga Hollivudi ulen para pasqyrës dhe krehin flokët, duke numëruar deri në 100. Krehja e tepërt mund të ndikojë në thyerjen e qimes. Kushtoni më shumë kujdes cilësisë së krehjes apo krehrit.

BRUSHA E GABUAR

Ndoshta gaboni edhe në zgjedhjen e brushës. Brushat me dhëmbë natyralë shumë më butë ndikojnë në flokë sesa krehri me dhëmbë sintetikë. Brushat natyrale depërtojnë mirë vajin natyral në flokë.

BRUSHAT E NDYRA

Sikurse që është e nevojshme që kohë pas kohe ta pastroni brushën për grim, kështu nevojitet edhe ta pastroni brushën dhe krehrin e flokëve. Kur ta pastroni brushën, së pari largoni qimet prej saj e më pas e vendosni nën ujë të ngrohtë. Mund të provoni edhe shampon apo sapun. Kur ta keni pastruar, e lini të thahet në peshqir.

ELEKTRICITETI STATIK

Përdorimi i shpeshtë i brushës mund të shkaktojë elektricitetin statik. Prandaj, paraprakisht lagni flokët pak. Ose mund të shtoni pak vaj për flokë në gishtërinj dhe me ta të kaloni nëpër flokë.

(Kosova Sot Online)