Çaji, për zbutjen e vështirësive menstruale

  • 02 October 2019 - 08:50
Çaji, për zbutjen e vështirësive menstruale

Mendohet se rreth 95% të grave kanë probleme gjatë menstruacioneve E dhe pse simptomat janë kryesisht të buta, në disa raste ato mund të jenë tepër të forta, kështu që, përpos dhembjeve në regjionin e barkut dhe të shpinës, mund të paraqiten edhe dhembja e kokës, pastaj mundimi, diarreja dhe vjellja. Ju preferojmë që të konsumoni çaj nga bimët mjekuese, të cilat, në mënyrë natyrore, mund t'ua zbusin dhembjet menstruale.

Angjelika është një bimë dhe çaji përgatitet nga rrënja e saj. Merren 3 lugë e gjysmë rrënjë të bluar dhe qiten në 1 litër ujë. Tërë kjo përzierje zihet, mbulohet dhe lihet që të qëndrojë 10-15 minuta. - Thera me lule të verdha përgatitet ashtu që 25 g të kësaj bime qiten në gjysmë litri ujë. Krejt kjo nxehet dhe lihet që të vlojë 25 minuta, e më pas kullohet.

Çajin duhet ta pini në mëngjes dhe në mbrëmje edhe atë nga një filxhan. - Alchemilla vulgaris dhe Achillea millefolium - këto dy bimë përzihen në përpjesëtim të njëjtë. Për një filxhan çaji, në 1 lugë të kësaj përzierjeje duhet të shtoni 2,5 dl ujë të valë, ta mbuloni dhe ta leni që të rrijë 10-15 minuta, e më pas ta kulloni. Çajin duhet pirë 2 -3 filxhanë në ditë. - Kantarioni - të konsumohet çaji i cili përgatitet ashtu që 1 lugë e madhe kantarion përvëlohet me 2,5 dl ujë të valë, mbulohet dhe lihet që të qëndrojë 10-15 minuta dhe më pas kullohet. Çajin duhet pirë 3 herë në ditë. - Mështekna - për çaj të mështeknës duhet që një lugë gjethe të mështeknës të përvëlohen me 2,5 dl ujë të valë, të mbulohet dhe të qëndrojë 15 minuta, e më pas të kullohet. Çajin duhet ta pini tri herë në ditë.

(Kosova Sot Online)