Si të qetësoni inflamacionin dhe skuqjen në lëkurë me të bardhën e vezës

  • 04 tetor 2019 - 08:20
Si të qetësoni inflamacionin dhe skuqjen në lëkurë me të bardhën e vezës

Sikurse çdo organ tjetër në trupin tonë, edhe lëkura meriton një vëmendje të veçantë. Arsyet pse mund të keni inflamacion apo skuqje në fytyrë mund të jenë nga më të ndryshmet, duke filluar nga alergjia, dieta ushqimore dhe reaksionet e ndryshme që shkaktojnë produktet kozmetike.

Më poshtë gjeni një maskë shumë efektive në këtë drejtim me të bardhën e vezës. Provojeni dhe ndani rezultatet tuaja me ne!

Përbërësit:

1 e bardhë veze

1 lugë çaji me xhel aloe vera

1 lugë me çaj kamomili (lëngu i marrë pasi keni zierë bimën e kamomilit)

Udhëzime:

Në një enë rrihni të bardhën e vezës derisa të bëni një shkumë të qendrueshme. Shtoni më pas çajin dhe xhelin e aloe veras.

I përzieni mirë të gjithë përbërësit.

Aplikojeni në fytyrën e larë më parë, me duar ose me ndihmën e një furçeje.

Masazhojeni lëkurën butësisht me lëvizje rrethore.

Pas 20-25 minutash e shpëlani fytyrën me ujë të bollshëm dhe e fshini me një peshqir të pastër.

Do të shikoni që nga përdorimi i kësaj maskë dy herë në javë fale xhelit të aloe veras dhe kamomilit, inflamacioni dhe skuqja në lëkurën tuaj do të jetë reduktuar ndjeshëm.

(Kosova Sot Online)