Gjashtë këshilla për një hijezim të përkryer të syve

  • 04 October 2019 - 10:28
Gjashtë këshilla për një hijezim të përkryer të syve

Krijimi i hijeve në sy më të vërtetë është një formë e artit. Ndërsa, për ta perfeksionuar hijezimin e syve, ne ju kemi sjellë disa këshilla nga artisti i famshëm i grimit, Matthew Waitesmith.



PËRDORNI BRUSHË OVALE PËR TË GJITHA SHTRESAT!

Shumë shpesh mund të harroni të përdorni brusha të ndryshme për shtresimin e ngjyrave të syve, andaj profesionisti Waitesmith preferon përdorimin e brushës ovale për shpërndarjen e të gjithë hijezuesve të syve. Brusha ovale pastrohet shumë më lehtë se brushat normale, ndërsa është shumë më e përshtatshme edhe për skajet e syve.

PËRDORNI BAZË ME NGJYRË BEZHE!

Shumë njerëz preferojnë e përdorimit të bazës me ngjyrë të bardhë për të bërë që hija e syve të duket më bukur, mirëpo Waitesmith thotë që një gjë e tillë bën që sytë tuaj të duken të tmerrshëm nëse përdorni një bazë të atillë. "Si rezultat i përdorimit të bazës me ngjyrë të bardhë, sytë tuaj theksohen, mirëpo duken shumë artificialë". Andaj, preferohet përdorimi i bazës me ngjyrë bezhe.

ARRINI ELEGANCËN ME VETËM NJË NGJYRË!

Nuk keni nevojë të përdorni shumë ngjyra për të krijuar një dukje të ndërlikuar. Waitesmith rekomandon përdorimin e një hijezuesi të syve, që ka një kombinim të komplikuar pigmentesh. "Ngjyrat e tilla në fakt një përzierje të shumë ngjyrave, mirëpo ju në fakt do të keni nevojë të përdorni vetëm një ngjyrë për të krijuar një pamje magjepsëse".

KRIJONI HIJEZIMET ME SKAJE TË THEKSUARA!

Çdokush ka standarde të ndryshme kur vjen puna e përzierjes së produkteve të grimit, megjithatë nëse ju jeni adhuruese e skajeve, atëherë kjo këshillë do t'ju hyjë në punë pafundësisht. E tëra që ju duhet të bëni është që të vendosni një letër në skajin ku dëshironi ta theksoni përzierjen dhe më pas ta aplikoni hijezuesin.

PËRDORNI HIJEZUESIN SI "LINER"!

Nëse dëshironi t'i theksoni sytë, përdorni hijezues - e jo "liner". Waitesmith rekomandon lagien e një brushe të "liner"-it, me një sasi të vogël të ujit dhe më pas, pasi ta keni ngjyrosur me hijezues, të krijoni një vijë, sikur me "liner" normal.

PËRDORNI HIJEZUES MË TË MBYLLËT PËR SY MË TË MËDHENJ!

"Nëse arrini të bëni që sytë tuaj të duken të ndarë nga njëri-tjetri atëherë rrjedhimisht do të bëni që sytë tuaj të duken më të mëdhenj", thotë Waitesmith. Për ta arritur një dukje të tillë, fillimisht përdorni nuanca më të çelëta në kapakët e syve tuaj, ndërsa më pastaj përdorni hijezues me ngjyrë më të mbylltë dhe do të arrini t'i theksoni sytë, duke bërë që ata të duken më të mëdhenj.

(Kosova Sot Online)