Ky është triku për dhëmbë të bardhë

  • 10 October 2019 - 18:13
Ky është triku për dhëmbë të bardhë

Nuk duhet të ndani shumë para dhe të shkoni në tretmanë të ndryshëm te dentisti, mjafton që ta dini një trik të shkëlqyeshëm

Sot, një numër gjithnjë e më i madh i njerëzve i zbardhin dhëmbët. Aq shpesh, saqë ky tretman është bërë pjesë përbërëse e përkujdesjes, sikur që janë ngjyrosja e flokëve, apo depilimi. Por, një efekt të mrekullueshëm mund ta arrini vetëm nëpërmes grimit dhe, dhëmbët përnjëherë do t'ju duken më të bardhë, pa shkuar te dentisti dhe pa iu kërcitur rruaza e shpinës nga pagesa e lartë. Natyrisht, mënyra më e mirë që t'i mbani dhëmbët tuaj të bardhë, është me anë të përkujdesjes adekuate, por ndonjëherë mjafton edhe ndonjë sekret.

- Këshilla më e thjeshtë është që ta mirëmbani lëkurën dhe buzët, prandaj do të ishte me vend që të investonit në një krem të mirë të hidratimit - thotë Lisa Franklin, ekspert për përkujdesje ndaj lëkurës.

Krahas kësaj, ajo këshillon që ta përdorni edhe një bronzues të lehtë dhe natyror, gjë që do të bëjë që dhëmbët tuaj të duken edhe për një nuancë më të bardhë. Por, nëse e teproni me bronzues, atëherë dhëmbët do t'iu duken më të zi. Blejeni edhe një buzëkuq të mirë të ngjyrës 'bordo', vjollcë, të kuqe të errët, apo të ngjashme, me nëntone të kaltra dhe do të shihni se çfarë efekti do të arrihet. Por, kurrë mos përdorni buzëkuq ngjyrë rozë, meqë do ta theksojë më shumë ngjyrën e verdhë të dhëmbëve. Bile edhe hija adekuate mund ta theksojë bardhësinë e dhëmbëve, ku ekspertët preferojnë hijet e nuancës vjollcë, të kaltër dhe të argjendtë.  

(Kosova Sot Online)