Humbni 4.5 kg në 10 ditë

  • 18 October 2019 - 09:30
Humbni 4.5 kg në 10 ditë

Një nutricioniste e njohur ka zbuluar dietën të cilën e përdorin të famshmit për të arritur rezultate të shpejta.

Sezoni festiv thuajse ka arritur dhe nëse jeni duke planifikuar që të shkëlqeni në fustane të shkurtra e të ngushta, ju do të dëshironi të dukeni e dobët dhe e shëndetshme. Duke iu falënderuar një koncepti të ri të mahnitshëm të dietës, 'The Burn', keni ende mjaft kohë. Ju madje mund të bëni ndryshime të mëdha para fundjavës tjetër. 'The Burn' është një set inovativ i planeve të dietës të lehta për t'u menaxhuar: një plan dhjetë ditor, një plan pesëditor dhe një plan treditor. Secili ju mundëson që të hiqni peshë dhe të transformoni fizikun tuaj shpejt, pa ndjenjën e urisë apo regjimin e ashpër të ushtrimeve.



Nutricionistja Haylie Pomroy ka punuar me yje si Jennifer Lopez, Reese Witherspoon, Raquel Welch dhe Cher, të cilat shkojnë tek ajo të dëshpëruara për t'u transformuar për tepihun e kuq vetëm pak ditë para paraqitjeve të tyre. Ajo beson që mund të humbni 1.3 kg brenda vetëm tri ditëve dhe 2.2 kg nëse keni pesë ditë para ngjarjes së rëndësishme. Nëse filloni planin dhjetë ditor, ajo premton një transformim total të trupit me të paktën 4.5 kg të humbur.

Ajo që e bën këtë program kaq të ndryshëm, është fakti që secili plan fokusohet në arsyet themelore pse ju keni mbipeshë, duke zbuluar nëse është si pasojë e hormoneve (plani dhjetëditor), një lukthi të ngadaltë (plani pesëditor) apo fryrjes së barkut si pasojë e grumbullimit të ujit (plani treditor). Sot ne ju japim tërë udhëzimet e nevojshme për të filluar menjëherë planin dhjetëditor. Në ditët e ardhshme do të zbulojmë planin pesëditor dhe planin treditor.

TRI ARMËT TUAJA SEKRETE NË BETEJËN PËR HUMBJE TË PESHËS

Dieta ndërtohet rreth tri armëve sekrete, pija e juaj e mëngjesit, çaji special pastrues dhe një supë ushqyese. Ja recetat për to dhe mënyra si ato përshtaten në planin e juaj ditor... Pija e mëngjesit: Pijeni brenda 30 minutave pas zgjimit, plus një filxhan të çajit special (në vend të kafesë apo çajit të zakonshëm) Ushqimi i mëngjesit: Trangull dhe shkopinj të selinos; një gotë të madhe me ujë Dreka: Një pjatë me supë, një filxhan të çajit special ushqim që përmban produkte vetëm me një proteinë, një perime dhe një që përmban yndyrë të shëndetshme.

USHQIMI I PASDITES: NJË GOTË E MADHE ME UJË.

Darka: Një enë me supë, një filxhan me çaj special, një ushqim i shijshëm. Recetat e drekës dhe të darkës janë mund të ndërrohen mes vete përderisa u përmbaheni recetave të mëposhtme ose i krijoni tuajat me një proteinë, një perime dhe një produkt me yndyrë të shëndetshme, por pa pemë. Ushqimi i natës vonë: çipsa të lakrës (pas copëtimit të lakrës hedh pak vaj ulliri, pak kripë dhe i pjek në furrë për 15 minuta), ujë ose një filxhan shtesë i çajit special.

PIJA E MËNGJESIT

Për 1 shërbim Krijojeni pijen e freskët dhe pijeni brenda 30 minutave pas zgjimit, në të njëjtën kohë çdo ditë: 40g fara të lulediellit ¼ e panxharit të freskët, të qëruar 1 lugë të madhe vaj ulliri 110ml ujë Disa kube akulli 450g spinaq të freskët 225g lakra 1 grejpfrut ose portokall (i qëruar) Përzieni farat e lulediellit e më pas shtoni përbërësit e tjerë në shtrydhësen e pemëve. Shtoni një lugë të vogël stevia (një ëmbëltues natyral pa sheqer) ose eksperimentoni me një pikë esencë të vaniljes ose pak kanellë për shije. Për ta përfunduar me sukses këtë dietë nevojitet shumë ujë, të paktën 1.5 litra në ditë. SUPA Për 20 shërbime (secila për një person për një javë) 1 ½ litër ujë 9 gjethe të selinos, të copëtuara mirë 900g bizele të gjelbra, të copëtuara 6 thelpinj hudhre 9 kunguj të njomë, të prerë 330g kërpudha të freskëta 75g majdanoz 1½ qepë, të copëtuara imtësisht Kripë deti për shije Vendosni ujin, selinon, bizelet e gjelbra dhe hudhrën në një tavë të madhe dhe gatuajeni për pesë minuta. Shtoni kungujt, kërpudhat, majdanozin dhe qepët dhe gatuajeni këtë përzierje për pesë deri në shtatë minuta derisa të zbuten. Ftoheni purenë e fituar. Për ta shërbyer, hollojeni një filxhan me supë me një filxhan me ujë dhe ngroheni.

MEZET E LEHTA

Selino pa limit/ copa trangujsh, lakre dhe kërpudhash PIJE 1½-2 litra ujë në ditë Për 15 shërbime (mjaftueshëm për gjysmën e dietës) 6 limonë të ndarë në gjysmë 1 lugë e madhe me shafran 14 qese çaji për detoksikim që përmbajnë carangth qumështi dhe rrënjë të luleradhiqes 4 litra ujë Shtrydhni limonët në një tenxhere të madhe, shtoni përbërësit e tjerë. Lini të vlojnë për dy deri në pesë minuta e më pas lëreni të zihet në tenxhere të pambuluar për një orë. Në mënyrë alternative ju mund të bëni një tenxhere me çaj çdo mëngjes me dy qese çaji, gjysmë limoni të prerë, dhe një sasi të madhe të shafranit. Duhet ta zini mirë para se ta pini. Ruajeni në frigorifer dhe ngroheni para se ta pini. Pini aq sa dëshironi gjatë ditës në vend të çajit të zakonshëm apo kafesë.

(Kosova Sot Online)