Ju mundojnë puçrrat? katër arsye pse ndodh kjo!

  • 19 October 2019 - 09:16
Ju mundojnë puçrrat? katër arsye pse ndodh kjo!

Aknet në të shumtën e rasteve shfaqen shkaku i stresit, apo shkaku i reaksionit ndaj një prodhimi të caktuar. Nga ana tjetër, këtu janë edhe shprehitë tona të vogla, nga të cilat nuk heqim dorë dot, e shpeshherë nuk jemi fare të vetëdijshëm sa na dëmtojnë. Në vijim ju paraqesim katër shprehitë më të shpeshta, shkaku i së cilave ju mundojnë puçrrat:

1 . Shumica mendojnë në mënyrë të gabuar se tharja e lëkurës së yndyrshme, apo e lëkurës së kombinuar, është zgjidhja e problemit me aknet, prandaj me të madhe nxitojnë pas produkteve me alkool. Kjo është krejt e gabuar, sepse lëkura e tharë në fakt shkakton aknet.

2 . Përbërësi i fortë kundër baktereve "Benzil peroksid" është preparat i fortë kundër akneve, e studime të shumta dhe të vërtetuara mirë në tridhjetë vitet e fundit kanë vërtetuar efektin e tij në shërimin e "Propionibacterium acnes", bakterit që jeton në shtresat e folikulave. Kjo përbërje pastron qelizat e vdekura të lëkurës dhe eliminon vajin tepricë dhe sebumin nëpër folikula, duke parandaluar proceset e mëtutjeshme infektuese. Sidomos është efektiv në kombinim me losionet antibiotike dhe kremra. Me rëndësi është që preparati të mos përmbajë më shumë se 5 për qind "benzil peroksid", edhe pse maksimumi është 10 për qind, sepse shumica e thajnë lëkurën, duke krijuar akne të reja.

3 . Vështirë është ta hiqni qafe theksimin e mitestereve, por provoni që atë pjesë të punës t'ua besoni profesionalistëve. Në shtëpi përdorni piling dhe produkte për pastrimin e poreve që do ta zbutin problemin.

4 . Trajtimi i shenjave apo njollave të mbetura prej akneve nuk guxon të bëhet vetëm për mbulimin e tyre. Në vend të korrektorit, fillojeni një tretman, i cili do ta rigjallërojë dhe shërojë lëkurën.

(Kosova Sot Online)