Përgatiteni vetë preparatin natyral për heqjen e grimit!

  • 27 October 2019 - 08:50
Përgatiteni vetë preparatin natyral për heqjen e grimit!

Lëkura juaj meriton më të mirën, prandaj kujdesuni për të përmes prodhimeve natyrale, kurse një prej tyre është vaji i ullirit.

KOMBINIMET ME VAJ ULLIRI

Grimin nga fytyra, sidomos maskarën mund ta hiqni në mënyrë të thjeshtë, me vaj ulliri. Vetëm disa pika i vendosni në peshqir dhe lehtë kaloni disa herë mbi kapakët e syve. Edhe më e mirë është përzierja e vajit të ullirit me xhelin nga aloe-vera. Vaji i ullirit do të notojë në sipërfaqe, e ju para përdorimit vetëm se e shkundni shishen. Në vend të xhelit aloe-vera mund ta përdorni edhe ujin e filtruar.

Vaji i ullirit është më i ngjashmi me vajrat natyrale të lëkurës suaj dhe nuk do t'i mbyllë poret e as nuk e than lëkurën. Vetëm sa do ta bëjë më të butë dhe më të pastër. Aloe-vera në lëkurë ndikon, duke e hidratuar atë. Po ashtu mund të përzieni 1 gotë ujë, gjysmë lugë shampon të lëngshëm dhe 1 lugë vaj ulliri dhe ta përdorni për largimin e grimit.

Pas netëve të gjata jashtë, mëngjeset dhe ditët mund të jenë të tmerrshme, pasi pamja juaj reflekton lodhjen e një nate më parë. Natyrisht, të famshmet e Hollivudit duhet ta kenë këtë problem më shpesh sesa femrat e zakonshme, andaj më poshtë ju kemi sjellë disa nga sekretet e tyre për fshehjen e lodhjes prapa dukjes së tyre magjepsëse

PËRZIERJET ME SHAMPONËT E FOSHNJAVE

Shamponët e foshnjave në të shumtën e rasteve kanë rol në banjë dhe janë shumë të kujdesshëm për lëkurën tonë. Kështu që pa frikë mund t'i përdorni si përzierje për largimin e fytyrës dhe pastrimin e saj. Përzieni 2 lugë të shamponëve të foshnjave dhe 1 lugë vaj të foshnjave dhe një gotë me ujë të ngrohtë.

(Kosova Sot Online)