Si t'i mbroni buzët prej të ftohtit?

  • 29 October 2019 - 09:23
Si t'i mbroni buzët prej të ftohtit?

Ky është një sezon, në të cilën duhet të përkujdeseni për buzët , sepse gjatë vjeshtës dhe dimrit më vështirë është të mbrohen dhe të mbahen të buta. Nëse këto tri këshilla i kyçni në rutinën tuaj, do ta ruani bukurinë e buzëve tuaja.

PARANDALONI PËLCITJEN E LËKURËS!

Ajri i ftohtë dëmton fytyrën secilën ditë, madje më shumë sesa që ju mendoni, sidomos atëherë kur lëkura është e pambrojtur. Ajri i ftohtë thith lagështinë prej buzëve, i thanë ato dhe pëlcasin. Së pari duhet ta pastroni lëkurën e pëlcitur. Pilingu i përgatitur ekstra për buzë është më i butë se të tjerët.

TË PLOTA DHE ME SHKËLQIM

Merrni një brushë të pastër për dhëmbë dhe me kujdes e vendosni mbi dhëmbë, duke vendosur piling. Kështu do të largoni gjithçka që ju ka mbetur. Pos kësaj, gjaku do të qarkullojë më shpesh nëpër buzë, shkaku i prekjes me brushë dhe ato do të duken më të fryra dhe më me shkëlqim.

VENDOSNI MË SHPESH BALSAM!

Ky hapi i fundit në fakt nuk është i fundit, sepse nuk aplikohet vetëm njëherë. Buzët duhet t'i hidratoni për çdo ditë gjatë gjithë ditës. Pasi që të keni hequr qafe qelizat e vdekura, duhet t'i mbroni buzët dhe t'i hidratoni. Balsami dhe kremrat për buzë janë të domosdoshëm. Nëse i vëni rregullisht, gjatë të ftohtit buzët nuk do të thahen.

(Kosova Sot Online)