Këshilla për lëkurë shkëlqyese

  • 03 November 2019 - 18:13
Këshilla për lëkurë shkëlqyese

Në treg ekzistojnë kremra për të përmirësuar pamjen e përgjithshme të lëkurës. Megjithatë, nuk është e mjaftueshme përdorimi i produkteve që janë në supermarket. Shpesh ju duhet të ndiqni udhëzime shtesë për një lëkurë gjithmonë të butë dhe të lëmuar, ndaj këtu po ju japim 4 këshilla të dobishme.

1- Përdorni krem ëtë përshtatshëm për lëkurën tuaj
Kremi i përdorur për kujdesin e lëkurës duhet të zgjidhet si duhet, duke pasur parasysh llojin e lëkurës dhe zonën e trajtimit. Sa për fytyrën, cilësia e lëkurës është thelbësore, sepse lëkura me yndyrë ose ajo e përzierë do një trajtim pak të ashpër, pasi ai ndihmon për të zbutur lëkurën dhe për të rivendosur ekuilibrin e yndyrës së saj. Në këtë rast, për më tepër, është e këshillueshme të shmangni abuzimin e kremrave zbutës, të cilët përkeqësojnë situatën duke shfaqur pikat e zeza të shëmtuara. Në rastin e lëkurës së thatë, në të kundërtën, këshillohet një kurë hidratuese.
Për duart janë shumë të dobishme kremrat me bazë ëglicerinën, e cila ndihmon në parandalimin e tharjes së lëkurës. Për pjesën tjetër të trupit ka vajra shumë të dobishëm, me të cilët mund të masazhoni trupin pas dushit, me lëkurë ende të njomë ose me lagështi. Po aq efektive janë edhe kremrat zbutës.

2- Gjithmonë mbroni lëkurën gjatë ekspozimit në diell
Ngjyra e bronztë është e dashur për çdo grua dhe kjo është arsyeja pse, gjatë verës, të gjitha vendosin të qëndrojnë për orë të gjata në diell. Por, mos harroni se rrezet e diellit janë shumë të dëmshme për shëndetin e lëkurës, sidomos gjatë orëve të nxehta të ditës. Një ekspozim i pambrojtur dhe i zgjatur plak lëkurën shumë shpejt, duke i dhënë efektin klasik të rrudhur.

3- Shmangni cigaren dhe vendet e ndotura
Një tjetër faktor i “shkatërrimit” të pamjes së lëkurës është cigarja. Pirja e duhanit, përveç dëmit fizik, është edhe një armik i madh i shëndetit dhe bukurisë së lëkurës. Lëkura duket e mplakur, e zbehtë dhe e thatë, pasi nikotina zvogëlon elasticitetin e saj. Në të njëjtën kohë, në lëkurë shfaqen njolla, skuqje dhe rrudha, shenja tipike të përdorimit të duhanit. Për të pasur një lëkurë të butë, duhet hequr dorë nga pirja e duhanit. Në të njëjtën kohë, duhet të shmangni frekuentimin e vendeve shumë të ndotura, veçanërisht për lëkurën e fytyrës.

4- Konsumoni ushqimin e duhur
Në tryezë vendoset baza për shëndetin e trupit, për rrjedhojë edhe të lëkurës. Të hash në mënyrën e duhur është e domosdoshme, pasi ushqimi rregullon furnizimin e substancave të dobishme ose të dëmshme në nivel dermatologjik. Konsumimi i ushqimeve me veti antiinflamatore, për shembull, reduktoni skuqjen dhe ndihmoni në trajtimin e çrregullimeve të tilla si psoriasis. Nëqoftëse keni lëkurë të thatë është e dobishme të merrni ushqime që përmbajnë omega-3. Sigurohuni që të ndiqni një dietë të plotë, të pasur me selen, antioksidantë dhe vitamina. Në përgjithësi shmangni mbingopjen ose konsumin e tepër dhe të shpeshtë të ushqimeve yndyrore. Ulni konsumimin e ushqimeve të skuqura, ulni sasinë e kripës dhe ushqimeve të konservuara. Të gjitha këto truke i japin lëkurës atë që ajo ka nevojë për të qenë e lëmuar.

(Kosova Sot Online)