Fshehtësia me pudër që e përdorin bukuroshet e famshme

  • 10 November 2019 - 17:34
Fshehtësia me pudër që e përdorin bukuroshet e famshme

E pranojmë, më së shumti pëlqejmë këshillat gjeniale të grimerëve të famshëm, derisa janë edhe pa pagesë. Kur në pyetje janë aktoret e famshme, këngëtaret dhe manekinet pa asnjë mangësi, nuk është fshehtësi se më meritorët për dukjen e tyre të hatashme në tepihun e kuq janë një ushtri me stilistë dhe grimerë.

Për fat të mirë, ato nuk kanë probleme për zbulimin e fshehtësive të shkëlqyeshme, se si klientet e tyre duken të hatashme, e ata shpeshherë janë të thjeshtë, aq të thjeshtë saqë më shumë nuk mundet. Në fakt, bëhet fjalë për fshehtësinë me pudër me të cilën do të arrini bazë të përsosur të shkëlqyeshme. Para se të filloni me lyerjen e pudrës në fytyrë, hidhni një pikë ujë në të, sepse kështu do të përfitoni një bazë më të lëngshme, që fytyrën e bën më me shkëlqim. Kjo fshehtësi jo te secila femër funksionon në mënyrë të barabartë, por ia vlen, sepse është lehtë, apo jo?

(Kosova Sot Online)