Përgatitjet për "natën më të çmendur"

  • 12 November 2019 - 09:52
Përgatitjet për

Deri te nata e Vitit të Ri kanë mbetur edhe pak ditë, e nëse dëshironi që të shkëlqeni në "natën më të çmendur' është momenti i fundit që t'i filloni përgatitjet

THONJTË

Mos i lini t'i rregulloni për në momentin e fundit, sepse atëherë do të jeni të nervozuara dhe të ngarkuara me shumë obligime të tjera. Manikyrin dhe pedikyrin bëjini me kohë, e me llakun xhel me nuancë të kuqe, rozë apo të arta edhe ju do të shkëlqeni. Mos harroni që edhe thonjtë në këmbë duhet të jenë të së njëjtës ngjyrë.

PILINGU I FYTYRËS DHE DEKOLTESË

Disa ditë para natës së Vitit të Ri bëni një piling, i cili lëkurën tuaj ua bën më të butë. Në disa lugë sheqer të vrugët dhe vaj natyral, shtoni një lugë mjaltë. Vendoseni në mënyrë energjike në fytyrë dhe në dekolte, më pas bëni një dush dhe e lyeni trupin me krem.

MASKA NGA TË BARDHËT E VESË APO NGA KUNGULLI

Një ditë para "natës më të çmendur", lëkurën e yndyrshme freskojeni me maskën e përzierjes së të bardhit të vesë me disa pika limoni, e për lëkurën e tharë dhe atë normale, "mishin' e kungullit e përzieni me gjysmë luge kanellë pluhur. Maskën mund ta mbani në fytyrë, por edhe në trup, për pesë deri në 15 minuta, e më pas e shpëlani dhe e lyeni me krem hidrtatues.

FLOKËT

Tashti është momenti i duhur t'i provoni stilet e ndryshme të flokëve dhe të vërtetohen se cila prej tyre më së shumti i përshtatet stilit dhe fytyrës tuaj. Ditëve në vijim në flokët tuaja vendosni maska që për bazë kanë vajin e ullirit dhe të afganit, që për bazë kanë bananen, vezët dhe mjaltin, në mënyrë që flokët tuaj të shkëlqejnë së bashku me ju.

(Kosova Sot Online)