Maskë me majonezë për flokët

  • 13 November 2019 - 17:26
Maskë me majonezë për flokët

Koha e lagësht dhe e ftohtë i irriton flokët dhe sjell këputjen apo dëmtimin e tyre. Nëse ke flokë të ashpër edhe pas përdorimit të balsamit, me produktet e shtëpisë të bësh një maskë të shëndetshme dhe pas disa përdorimesh, do t’i ndiesh flokët shumë të butë dhe të shkëlqyeshëm.

Përbërësit:

2 lugë majonezë

1 gotë qumësht (në varësi të flokëve)

2 lugë mjaltë

Përzieje mirë masën, derisa të jenë shkrirë mjalti dhe majoneza. Më pas, fillo nga pak të lyesh pjesën e skalpit, duke e masazhuar me mollëzat e gishtave. Lyeji flokët pak nga pak, që ta shpërndash maskën në çdo fije. Në majat e flokëve vendos më shumë nga maska e përgatitur, meqenëse majat janë gjithmonë më të ekspozuara nga dëmtimet. Mbaje maskën në kokë për gati 30 minuta, laje me shampo dhe shpëlaje me ujë të vakët.

(Kosova Sot Online)