Ja si ta freskoni tenin e fytyrës

  • 19 November 2019 - 17:27
Ja si ta freskoni tenin e fytyrës

Nëse me të vërtetë nuk keni kohë të mjaftueshme, teni është gjëja e parë për të cilën duhet të mendoni, pohon Abby Gardner, redaktore e sajtit ‘Marie Claire’. Ajo i rekomandon secilës femër që me vete të ketë fletë për thithje të yndyrës së tepërt në lëkurë. Pasi që me siguri nuk keni kohë që ta lani fytyrën e më pas të aplikoni sërish grim, këto fletë janë gjëja e duhur për përmirësim të shpejtë të grimit, sepse nuk e heqin pudrën, por vetëm tepricën e yndyrës. Kush dëshiron që të dalë në qytet duke shkëlqyer nga yndyra në lëkurë? Abby thotë se këto fletë janë shumë më të mira sesa pudra në formë pluhuri, e cila gjithashtu e thith yndyrën dhe ia heq shkëlqimin fytyrës, por nëse aplikohet disa herë gjatë ditës, fytyra në fund duket më e lodhur dhe më e vjetër. Pas mënjanimit të shkëlqimit të shëmtuar nga fytyra, është koha që t’i zbutni mangësitë, të cilat deri në fund të orarit të punës tashmë kanë filluar që të dalin nga pudra.

Christine Mikesell, redaktore e një sajdi për kujdes, thotë se me vete gjithmonë mban korrektor, sepse kjo është mënyra më e mirë që të freskohet fytyra në afat të shkurtër kohor. Aplikojeni pak korrektor nën qeskat e syve, në mënyrë që të dukeni më të pushuara, dhe pa mangësi në fytyrë. Por mos e teproni, këshillon ajo, sepse megjithatë më së miri është kur duket tekstura natyrale e lëkurës. Njëri nga hapat më të rëndësishëm në arritjen e tenit të freskët është ngjyra në faqe.

(Kosova Sot Online)