Vera në mes të vjeshtës: Ngjyra e mendrës si inspirim më i mirë mode

  • 24 nëntor 2019 - 07:57
Vera në mes të vjeshtës: Ngjyra e mendrës si inspirim më i mirë mode

Nuk i kanë rezistuar as Victoria Beckham as Melania Trump.

Ngjyra e mendrës vlen për njërën ndër nuancat më të buta të së gjelbrës, mirëpo edhe një ndër ngjyrat më të bukura në përgjithësi.

Ajo është ngjyra e vërtetë e diellit, pranverës, verës dhe detit, për shkak të së cilës mezi presim që muajt e ftohtë të kalojnë, ndërsa femrat e famshme e duan aq shumë sa që, si duket, kanë vendosur që ende të mos e lejojnë të shkojë në harresën e përkohshme, dimërore!

Në mesin e disa syresh janë kreatorja e famshme e modës Victoria Beckham dhe dama e parë e Amerikës Melania Trump, të cilat nuk heqin dorë nga kjo ngjyrë, madje edhe nëse tani zyrtarisht ka filluar vjeshta.

Megjithatë, nuk janë të vetmet – në galeri shikoni se si damat e famshme këto ditë kanë bartur nuancën më të bukur të së gjelbrës!

(Kosova Sot Online)