5 mënyra për t'i përdorur domatet për lëkurë më të bukur

  • 01 December 2019 - 08:10
5 mënyra për t'i përdorur domatet për lëkurë më të bukur

Domatet shpeshherë janë quajtur 'molla e të varfrit'. Ato janë quajtur 'molla e dashurisë' nga francezët. Gjermanët madje i kanë quajtur 'molla e parajsës'. Në fakt domatet janë më të popullarizuara se mollët pasi që 60 milionë tonë domate prodhohen në botë çdo vit.

Edhe pse ato janë më të lira për t'u blerë se mollët, ato janë të pasura me vitamina dhe enzime që mund t'ju ndihmojnë të keni një shëndet të mirë. Domatja e thjeshtë të cilën nuk e mendojmë si shumë të rëndësishme ka në fakt shumë përfitime shëndetësore:

1. PËR LËKURË PA RRUDHA

Domatet janë të pasura me antioksidantë. Për lëkurë rinore pa rrudha krijoni një lëng me dy domate, dy gota ujë dhe 2 lugë të vogla të mjaltit organik. Ky lëng duhet të pihet çdo mëngjes para se të hani diçka. Mos e konsumoni mëngjesin deri para 30- 40 minutash.

2. PËR LËKURË ME SHKËLQIM

Pasi të preni domatet për sallatë, ruani një copë për fytyrën tuaj (copën e parë apo të fundit që dëshironi ta hidhni). Pastrojeni fytyrën me një sapun të butë dhe thajeni atë me një peshqir të butë. Më pas fërkojeni lëkurën me copën e domates në një lëvizje rrethore. Mbulojeni tërësisht fytyrën tuaj me mbetjen që lë pas domatja dhe prisni që të thahet për 10-15 minuta. Bëjeni këtë një herë në dy ditë për lëkurë më rinore dhe me shkëlqim.

3. PËR SHENJAT E FYTYRËS

Për të zbardhur shenjat e mbetura nga aknet apo për t'i dhënë tërë fytyrës një pamje paksa më rinore, aplikoni pak jogurt, dhe lëng të domateve. Bëjeni këtë çdo mëngjes për një lëkurë të bukur që është e ndritshme dhe pa shenja.

4. PËR LËKURË KOKE TË FRESKËT

Nëse keni flokë dhe lëkurë të kokës që ka akumuluar aromë, sapuni ose shamponi nuk mund të jenë në gjendje që ta neutralizojnë aromën plotësisht. Lëngu i domateve ju ndihmon që të keni lëkurë të kokës me aromë të mirë. Përdorni sasinë e nevojshme të lëngut të domateve dhe lëreni të qëndrojë në flokët tuaj për 15 minuta. MË pas pastrojini flokët me ujë paksa më të ftohtë dhe lini të thahen në mënyrë natyrale.

5. PËR MOLLËZA TË SKUQURA

Mollëzat me ngjyrë rozë të lehtë apo paksa të skuqur janë indikator i një trupi të shëndetshëm. Kjo është arsyeja pse femrat përdorin skuqje kozmetike në këtë zonë. Hani nga një domate çdo ditë dhe mund të keni faqe të skuqura natyrale që janë indikator i shëndetit dhe vitalitetit.

(Kosova Sot Online)