Mbushësit kozmetikë mund të shkaktojnë verbëri të përhershme

  • 18 December 2019 - 17:16
Mbushësit kozmetikë mund të shkaktojnë verbëri të përhershme

Procedurat kozmetike për mënjanim të rrudhave mund të çojnë drejt verbërimit të përhershëm, thuhet në një studim të ri. Injektimi i mbushësve në ballët e njerëzve, mundet, në raste të rralla, të shkaktojë dëm të pariparueshëm në sy, thonë hulumtuesit.

Shkencëtarët amerikanë pohojnë se injektimi i dhjamit ose kolagjenit në lëkurë për t'i hequr rrudhat zakonisht është një gjë e sigurt. Megjithatë, ata tërheqin vërejtjen se Administrata për Ushqim dhe Ilaçe mbështet vetëm përdorimin e mbushësve në pjesën e mesme të fytyrës, si përreth gojës. "Derisa këto substanca nuk janë zyrtarisht të aprovuara për përdorim afër syve, ato zakonisht përdoren për mënjanim të rrudhave rreth syve", ka thënë Dr. Michelle Carle nga 'Retina Vitreous Associates Medical Group' në Los Anxhelos. Në studimin e publikuar në zhurnalin 'JAMA Ophthalmology', ajo raporton se tre njerëz tashmë janë verbëruar nga ana e procedurës.  


(Kosova Sot Online)