A jeni duke bartur sutjenët adekuatë?

  • 20 shkurt 2020 - 09:39
A jeni duke bartur sutjenët adekuatë?

Të gjitha femrat e dinë se sa vështirë është që të gjejnë sutjenët idealë. Megjithatë, ekzistojnë disa këshilla të dobishme edhe në këtë aspekt Në fillim duhet ta matni diametrin nën gjinj, e më pas rezultatin e fituar e rrumbullakoni me vlerën e parë kufitare. P.sh., nëse diametri i matur është 73 cm, atëherë numri juaj është 75. Sikur diametri të ishte 83 cm, atëherë madhësia do të ishte 85. Po ashtu, nëse ju jepet rasti, atëherë më së miri është që sutjenët t'i provoni para se t'i blini.

Nëse keni gjinj më të mëdhenj, atëherë futni ata brenda sutjenëve në tërësi. Sutjenët e mirë do të duhej që ta ofronin një mbështetje për gjinjtë, e prapa duhet që të ketë hapësirë sa për t'i futur dy gishta. Kur t'i provoni sutjenët, gjithmonë mbyllni në vrimën e fundit, në mënyrë që të jenë mjaft komodë. Sutjenët gjithmonë duhet të lahen me dorë, në ujë të ftohtë dhe nuk duhet të futen në tharëse të rrobave. Kështu kualiteti i tyre do të ruhet një kohë më të gjatë. Varësisht nga prodhuesi, "jeta" e sutjenëve sillet nga 8 muaj, deri në një vit. Sutjenët e dëmtuar duhet menjëherë t'i zëvendësoni me të rinj.

(Kosova Sot Online)