8 ilaçe natyrale për poret e zmadhuara

  • 25 February 2020 - 13:37
8 ilaçe natyrale për poret e zmadhuara

Pa marrë parasysh sa mirë kujdeseni për lëkurën tuaj, e sidomos fytyrën, poret e zmadhuara mund të shfaqen duke bërë që pamja e tyre të jetë edhe më e dukshme. Poret e zmadhuara zakonisht ndodhin për shkak të lëkurës së yndyrshme dhe mund të rriten me kalimin e kohës. Ka disa tretmane për trajtimin e poreve të zmadhuara, ku ato natyrale janë më të mira se ato industriale, si në aspektin e çmimit, ashtu edhe në atë të kualitetit. Poret e zmadhuara mund të shkaktojnë pakënaqësi si te femrat ashtu edhe te meshkujt. Ja disa mënyra natyrale për trajtimin e tyre.

1. MAJONEZI

E çuditshme? Jo! Përbërësit e vetë që janë uthulla dhe vezët ndikojnë në zvogëlimin e poreve dhe e bëjnë lëkurën të duket dhe të jetë më e shtrënguar. Aplikoni një lugë me majonez në lëkurën tuaj dhe lëreni të qëndrojë për 20 minuta. Sidoqoftë nuk rekomandohet për ata që kanë lëkurë të yndyrshme.

2. SERUMI I QUMËSHTIT

Përkundër faktit që është një produkt i vjetër që përdoret për pastrimin e lëkurës, serumi i qumështit ndihmon në reduktimin e madhësisë së poreve të hapura. Tretmani ka të bëjë me pastrimin e lëkurës në mbrëmje. Fërkojeni lëkurën me një shtupë pambuku të lagur me këtë serum. Pas 20 minutave duhet ta pastroni atë me ujë të ftohtë.

3. MJALTI, LIMONI, MOLLA DHE JOGURTI

Maska që përbëhet nga të gjitha këto produkte preferohet të aplikohet pak para gjumit. Shtoni një lugë jogurt në një enë me mollën e prerë. Gjithashtu shtoni një lugë mjaltë dhe limon. Përzieni përbërësit derisa të keni një përzierje homogjene e më pas aplikojeni në fytyrën tuaj për 15 deri në 20 minuta. Kjo do të zbusë lëkurën tuaj.

4. MASKA ME BAJAME

Thërmoni 1/3 e filxhanit me bajame derisa të kthehen në pluhur. Më pas shtoni ujë gradualisht derisa të fitoni një brumë. Aplikojeni këtë duke filluar nga hunda e juaj e duke vazhduar deri në zonat që kanë pore të zmadhuara. Lëreni të qëndrojë 30 minuta dhe më pas pastrojeni fytyrën me ujë të ngrohtë. Përsëriteni tretmanin të paktën dy herë në javë.

5. MASKA ME LIMON

Kjo maskë me limon formohet me përzierjen e një sasie të vogël të ujit me lëng limoni. Përdorni një shtupë pambuku për ta aplikuar atë. Lëreni të qëndrojë për rreth gjysmë ore dhe shmangni kontaktin me sytë tuaj. Më në fund pastrojeni fytyrën me ujë të ftohtë. 6. PAPAJA Pastrojeni fytyrën tuaj e më pas fërkojeni atë me një papaja të qëruar. Pas 15 minutave, pastrojeni fytyrën me pak ujë të ngrohtë. Ky tretman është i mirë edhe për reduktimin e akneve.

7. TRANGUJ, VEZË, MOLLË DHE QUMËSHT

Kjo përzierje shërben për pastrimin dhe zbutjen e lëkurës. Thjeshtë përziejeni një të bardhë të vezës me një lugë të qumështit të pluhurosur. Më pas përzieni këta përbërës edhe me një mollë dhe një trangull të prerë. Përziejeni derisa të fitoni një brumë uniform dhe aplikojeni në fytyrë për 15 minuta. Më pas largojeni maskën me ujë të ngrohtë.

8. PIKAT E LIMONIT

E vetmja gjë që ju duhet të bëni është të shtoni disa pika limoni në kremin tuaj të fytyrës. Pasi ta përzieni dhe ta aplikoni në fytyrën tuaj sikur të ishte një maskë, prisni 15-20 minuta dhe pastaj pastrojeni fytyrën me ujë të ngrohtë.

(Kosova Sot Online)