Reduktojeni celulitin përmes përdorimit të kafesë

  • 27 February 2020 - 14:59
Reduktojeni celulitin përmes përdorimit të kafesë

Kafeja mund t'ju ndihmojë në reduktimin e celulitit në trupin tuaj. Kafeina stimulon qarkullimin më të mirë të gjakut, ndërsa vaji i kokosit, që gjithashtu është pjesë e këtij tretmani, ju ndihmon në hidratimin dhe zbutjen e lëkurës. Për më tepër, trajtimi i lëkurës me përzierje të kafesë dhe vajit të kokosit për reduktimin e celulitit është shumë i lehtë.

PËRBËRËSIT

130 gramë kafe e bluar 6 lugë gjelle vaj kokosi ose vaj ulliri 60 gramë sheqer. UDHËZIME: 1. Përzieni të gjithë përbërësit. 2. Pasi të keni mbaruar me pastrimin e trupit tuaj, trajtojeni trupin me përzierjen e fituar gjatë kohës që trupi juaj është ende i njomë nga uji. Përfundimisht, pastrojeni trupin përsëri. 

(Kosova Sot Online)