Tri këshilla të bukurisë, që u nevojiten të gjitha femrave

  • 29 February 2020 - 12:11
Tri këshilla të bukurisë, që u nevojiten të gjitha femrave

Të gjitha femrat dëshirojnë që të zgjohen në mëngjes dhe të mos kenë nevojë të kalojnë shumë kohë para pasqyrës duke u grimuar. Pikërisht kjo është ajo që e bëjnë shumica e modeleve, që arrijnë të përgatiten brenda një kohe shumë të shkurtër. Më poshtë kemi paraqitur tri gjëra, që doemos duhet të bëhen pjesë e rutinës suaj të bukurisë.

1. MBUSHNI MIRË VETULLAT!

Arritja e vetullave të mbushura dhe rrjedhimisht shumë tërheqëse, nuk kërkon ndonjë procedurë të vështirë. E tëra që ju duhet të bëni është të merrni një laps apo brushë, që është për një apo dy nuanca më i mbyllët sesa ngjyra e vetullave tuaja dhe me të t'i trajtoni pjesët më të hapura të vetullave.

2. ZBUTNI BUZËT E ÇARA!

Të ftohtit e dimrit që po e lëmë pas u ka shkaktuar pothuajse të gjithëve probleme me çarjen e buzëve. Mirëpo, nuk keni nevojë të vuani nga çarja e buzëve. Merrni një brushë të dhëmbëve dhe trajtojeni me balsamin tuaj të preferuar, pastaj, pasi që brusha të jetë 'ngopur' me balsam, buzët e çara trajtojini me brushën e dhëmbëve. Si rezultat do të fitoni buzët, për të cilat keni ëndërruar.

3. PËRMIRËSOJENI LËKURËN E FYTYRËS SUAJ DERISA FLINI!

Nëse mëtoni të arrini një ten të përkryer të lëkurës së fytyrës është shumë e rëndësishme që para se të shkoni në shtrat ta trajtoni lëkurën me zbutës, para se të aplikoni edhe vajin e lëkurës. Trajtimi në fjalë preferohet të bëhet sa më shpesh që është e mundur, deri në arritjen e rezultatit të dëshiruar.

(Kosova Sot Online)