Pesë këshilla për flokët që ju ndihmojnë të dukeni më bukur

  • 18 mars 2020 - 13:30
Pesë këshilla për flokët që ju ndihmojnë të dukeni më bukur

Njëra nga gjërat më bezdisëse është rregullimi i flokëve në mëngjes, andaj nuk ka femër në botë që nuk do t'i mirëpriste këshillat e mëposhtme, që ju ndihmojnë që brenda pak kohe të arrini flokë të përkryera.

1. KURRË MOS I KRIHNI FLOKËT E LAGËT!

Krehja e flokëve të lagët është një proces që e dëmton shumë shëndetin e flokëve, andaj, shumica e stilistëve rekomandojnë që flokët të krihen pasi të jenë tharë dhe atë duke përdorur krehër me dhëmbë më të gjerë.

2. KURRË MOS E DREDHONI FUNDIN E FLOKËVE!

Dredhimi i flokëve është një gjë që e kanë provuar pothuajse të gjitha femrat, mirëpo, nëse dëshironi ta krijoni iluzionin e flokëve më të gjatë është e rëndësishme që një t'i mos i dredhoni flokët edhe në fund, pra, fundi i flokëve të mbetet i drejtë. Ky trik iu mundëson që ta krijoni iluzionin e flokëve më të gjatë dhe dredhave më natyrale.

3. MOS I PASTRONI FLOKËT ÇDO DITË!

Nëse i pastroni flokët çdo ditë rrezikoni ta zhdukni yndyrën natyrale të flokëve, që është shumë e rëndësishme për mirëqenien e tyre. Mungesa e yndyrës natyrale në kokë shkakton tharjen e flokëve dhe dëmtimin e tyre.

4. VAJI I KOKOSIT

Këshilla më e mirë për trajtimin e flokëve është përdorimi i vajit të kokosit. Përdorimi i këtij vaji 'magjik' ju mundëson që të keni flokë me më shumë shkëlqim dhe më të shëndoshë.

5. MOS I PREKNI FLOKËT PA U FTOHUR!

Njëri nga gabimet më të shpeshta është prekja e flokëve që ende nuk janë ftohur nga përdorimi i hekurit për dredhim, drejtim apo nga tharësja e flokëve. Pra, gjithmonë lërini flokët të ftohen para se t'i stilizoni.  

(Kosova Sot Online)