Me gishta në luftë kundër plakjes

  • 26 March 2020 - 13:40
Me gishta në luftë kundër plakjes

Produktet e mira për lëkurë kanë rëndësi, por po aq rëndësi ka edhe mënyra se si i aplikoni ato Teknikat e masazhit të fytyrës duhet të bëhen rutinë juaja. Në këtë mënyrë mund t'i fshini rrudhat më të vogla, ta zvogëloni lëshuarjen (qulljen) e lëkurës dhe t'ia ktheni asaj freskinë.

MINI FACE-LIFTING

Gjithmonë punoni në drejtim lart, në mënyrë që "jastëkëve" t'iu jepni një nxitje të lehtë. Kremrat, vajrat dhe serumet vendosni me mollëzat e gishtave, e më pas me anë të lëvizjeve të vazhdueshme bëni masazh lëkurës deri te flokët.

PASTRIMI

Derisa e pastroni fytyrën, asaj mund t'ia bëni edhe një tretman të vogël. Bëni shumë lëvizje të vogla rrethore me anë të mollëzave të gishtave, nga nofullat kah flokët, në mënyrë që ta stimuloni qarkullimin.

NOFULLA

Në nofull grumbullohet stresi i përditshëm dhe tendosja, kështu që një masazh i vogël do të jetë i dobishëm. Kapeni nofullën me gisht tregues dhe me gishtin e madh të të dy duarve dhe bëni lëvizje rrotulluese nga mesi e deri te veshët.

MOLLËZAT E FAQEVE

Vendoseni gishtin e madh dhe atë të mesëm në secilën anë të hundës, me bazë në flegra. Gishtin e mesëm nga flegrat lëvizeni nga një milimetër me lëvizje rrethore, deri te mollëzat e faqeve.

SYTË

Kremin rreth syve gjithmonë vendoseni nga jashtë, kah mesi i fytyrës.

BALLI

Derisa vendosni preparatet për kujdes ndaj lëkurës, bëni masazh të ballit me lëvizje lart-poshtë.

(Kosova Sot Online)