Shtatë këshilla për bukuri natyrale

  • 17 April 2020 - 15:00
Shtatë këshilla për bukuri natyrale

Kompanitë që merren me prodhimin e produkteve të bukurisë duan që ju të besoni se për t'u dukur bukur, ju duhet të shpenzoni një mal me para. Mirëpo, ky është vetëm një trik i tyre për të shitur më tepër produkte, pasi që bukuria natyrale mund të arrihet nëpërmjet produkteve natyrale, që nuk kanë pse t'ju kushtojnë shumë.

1. TRAJTIMI I FLOKËVE ME VEZË DHE BANANE Nëse flokët tuaj kohëve të fundit kanë filluar të duken më të brishtë, atëherë e tëra që ju duhet të bëni është ta shtypni një banane dhe ta përzieni me një vezë. Pasi t'i keni përzier mirë përbërësit, masën e fituar vendoseni në flokë dhe lëreni të qëndrojë për 10-30 minuta, para se t'i pastroni flokët sikur në ditët e zakonshme.

2. PASTROJENI LËKURËN PARA APLIKIMIT TË ZBUTËSIT! Shumë femra aplikojnë zbutës në lëkurën e tyre, pa e pastruar atë paraprakisht, duke bërë kështu njërin prej gabimeve më të mëdha në rutinën e bukurisë. Nëse zbutësi aplikohet, pa e pastruar lëkurën paraprakisht, ju automatikisht i kontribuoni grumbullimit të qelizave të vdekura të lëkurës.

4. MJALTI, ILAÇ PËR FYTYRË Nëse dëshironi ta fitoni një lëkurë të butë të fytyrës, maska me mjaltë është zgjedhja juaj më e mirë. Mjalti i pastër përmban veti antibakteriale dhe, nëse aplikohet rregullisht, ju ndihmon në kthimin e shkëlqimit të humbur të lëkurës suaj. Merrni një lugë gjelle mjaltë të pastër, aplikojeni në fytyrë dhe lëreni ta kryejë punën e vet për disa minuta, para se ta pastroni fytyrën me ujë të vakët.

5. UTHULLA E MOLLËS PËR LËKURË TË KOKËS Shamponët e zakonshëm jua thajnë flokët dhe si rrjedhojë shkaktojnë kruajtje sporadike të lëkurës së kokës. Mënyra më e mirë për ta parandaluar një gjë të tillë është të përzieni 50 mililitra uthull molle me ujë dhe përzierjen e fituar ta aplikoni në flokë.

6. ELIMINONI LËKURËN E BRISHTË NË GJUNJË DHE BËRRYLA! Pjesët e nxira në lëkurën e gjunjëve dhe bërrylave janë shumë të turpshme, megjithatë nuk keni pse të brengoseni sepse ekzistojnë mënyra natyrale për eliminimin e tyre. E tëra që duhet të bëni është ta ndani një portokall përgjysmë dhe me të t'i trajtoni pjesët e bërrylave dhe gjinjve. Jo vetëm që do të fitoni lëkurë më të butë, mirëpo edhe aroma e lëkurës do të jetë më e këndshme.

7. FORMËSIMI I VETULLAVE A e keni menduar ndonjëherë që diçka e thjeshtë si puna e vetullave mund të ketë ndikim të madh në bukurinë tuaj. Formësimi i vetullave ka fuqi shumë të madhe në transformimin e dukjes suaj të jashtme. Ka shumë mënyra për ta bërë një gjë të tillë, andaj, mos hezitoni!

(Kosova Sot Online)