Përgatitni vetë: 3 maska çudibërëse për kujdesin e lëkurës përreth syve

  • 21 April 2020 - 15:05
Përgatitni vetë: 3 maska çudibërëse për kujdesin e lëkurës përreth syve

Lëkura nën sy është sidomos e hollë dhe ka nevojë për kujdes. Enët e gjakut janë shumë të vogël, ndërsa që mikro-qarkullimi i vogël mund të ndikojë në ënjtjen e kapakëve të syve, shtimin e rrudhave dhe qeskave të errëta në sy. Kjo pjesë e lëkurës duhet hidratuar rregullisht dhe të ketë kujdes për të. Në vijim ju sjellim tri maska të shkëlqyeshme, me të cilat gjithmonë do të jeni të freskët dhe me shkëlqim.

MASKA PËR HEQJEN E QESKAVE TË ERRËTA

Përbërësit: 500 ml ujë 70 gramë borzilok 70 gramë gjethe majdanozi 3 gjethe sallatë të gjelbër (sipas dëshirës). Përgatitja: Zieni ujin dhe shtoni krejt përbërësit. E lini të ftohet në temperaturë të dhomës për njëzet minuta e më pas lëngun e zhvendosni në kavanoz të qelqtë. Kur të jetë ftohur në tërësi, lagni një peshqir dhe e vendosni nën sy, në qeskat e errëta. E lini të veprojë për njëzet minuta. E shpëlani me ujë të vakët. Këtë e përsëriteni për çdo ditë, derisa të shihni rezultate pozitive. Ta ruani në vend të ftohtë. Pse pikërisht kjo maskë? Të gjithë përbërësit janë të pasur me vitamina K, të cilët kujdesen për shëndetin e lëkurës nën sy. Vitaminat K janë të shkëlqyeshme edhe për heqjen e kapilarëve të dukshëm. Po ashtu, pakëson grumbullimin e gjakut nën sy që është përgjegjës për shfaqjen e qeskave të errëta. Burimet më të mira të kësaj vitamine të fuqishme janë të gjitha llojet e bimëve, perimet me gjethe të gjelbër, brokoli, specat.

HIQNI QAFE RRUDHAT E IMËTA PËRRETH SYVE

Përbërësit: 60 gramë sojë që gjatë natës i keni futur në ujë 1 lugë qumësht pa yndyrë Përgatitja: Kokrrat e zbutura të sojës i vendosni në blender dhe i përzieni derisa të fitoni një pastë. Shtoni qumështin dhe përzieni edhe pak. E vendosni nën sy dhe e lini të veprojë edhe për 15 minuta. Shpëlani fytyrën me ujë të vakët. Ta ruani në frigorifer. Pse pikërisht kjo maskë? Soja është e pasur me antioksidues dhe kanë efekt shumë të fortë kundër inflamacioneve. Me vënien e kësaj maske do të stimuloni prodhimin e kolagjenit, që lëkurës ia kthen elasticitetin. Rezultati: rrudha më pak të dukshme përreth syve.

MASKA QË QETËSON SYTË E ËNJTUR

Përbërësit: 2 kërcej të selinos (ose dy lugë lëng selino) 1 qese çaj të gjelbër 1 qese glicerinë 220 gramë “hamemelis virginiana” Përgatitja: Më blender shtoni kërcejtë e selinos dhe përzieni derisa të shtrydhni lëngun e selinos. Në gotën prej qelqi shtoni çajin e gjelbër dhe bimën e ngrohur hamamelis. E lini tre minuta, në mënyrë që të aktivizohet çaji, e më pas e hiqni qesen. Shtoni lëngun e selinos dhe glicerinës. Peshqirin prej pambuku e vendosni në maskë dhe e lini sipër syve. E lini të veprojë për 15 minuta. Pse pikërisht kjo maskë? “Hamemelis virginiana” është bima e lules së verdhë, e cila më së shpeshti merret në formë losioni. Pos se shtrëngon lëkurën ia kthen edhe shkëlqimin rinor. Selino ka efekt të fortë kundër inflamacioneve, që në mënyrë automatike pakëson ënjtjen e syve.

(Kosova Sot Online)