E qëlluan me plumba, gjoksi prej silikoni ia shpëtoi jetën 30-vjeçares

  • 22 April 2020 - 23:17
 E qëlluan me plumba, gjoksi prej silikoni ia shpëtoi jetën 30-vjeçares

Mjekët në Kanada kanë botuar një rast të veçantë në revistën mjekësore Sage javën e kaluar.

Ata shprehen se është një rast shumë i çuditshëm dhe bësojnë se është i pari i këtij lloji. Silikoni i vendosur në gjirin e një gruaje 30-vjeçare i shpëtoi jetën pasi nuk lejoi plumbin të depërtonte drejt zemrës.

Incidenti ndodhi në vitin 2018 në Toronto, Kanada. Gruaja 30-vjeçare raportohet se kishte dalë një natë për t’u argëtuar kur u qëllua dhe ndjeu një dhimbje dhe nxehtësi të fortë në gjoks.

Ekipi mjekësor zbuloi një plagë të vetme hyrëse në pjesën e sipërme të gjoksit të saj të majtë; shenjat e djegies përreth plagës treguan se gruaja ishte qëlluar në distancë të afërt.

(Kosova Sot Online)