Katër problemet më të shpeshta të lëkurës së fytyrës dhe katër zgjidhjet më të mira

  • 27 April 2020 - 15:03
Katër problemet më të shpeshta të lëkurës së fytyrës dhe katër zgjidhjet më të mira

Shenjat e para të plakjes së lëkurës fillojnë që të shfaqen menjëherë pas moshës 25-vjeçare. Me këtë, procesi i përtëritjes së lëkurës ngadalësohet, kurse struktura e saj dobësohet. Ja cilat janë problemet më të shpeshta, të cilat paraqiten në lëkurën e fytyrës dhe si t'i zbusni ato.

RRUDHAT E BUZËQESHJES Mënyra më e mirë e parandalimit, por edhe e "rrafshimit" të këtyre rrudhave është kremi për sy, i cili në vete përmban retinolin e fuqishëm, apo edhe retinoidin (pra nuk është e thënë që të jetë ndonjë krem i veçantë, por një krem i rëndomtë hidratues, i cili i ka këta përbërës). Nëse një preparat i tillë nuk ndihmon, atëherë njëra nga zgjidhjet alternative është edhe tretmani me botoks. Por, duhet të kini parasysh se këtë tretman duhet bërë deri në tri herë në vit.

PIKAT E BARDHA Bëhet fjalë për pika të bardha, puçrra të imta, që janë të "robëruara" nën lëkurë, respektivisht nën shtresën sipërfaqësore të saj. Më së shpeshti krijohen si pasojë e përdorimit të kremrave të vrazhdët për fytyrë, të cilët i mbyllin poret. Pikat e bardha mund t'i largoni dhe ta parandaloni paraqitjen e tyre duke përdorë më pak kremra të yndyrshme, sikur që janë ato me thartirë hialuronike. 

SKUQJA E LËKURËS SË FYTYRËS Largojeni skuqjen e fytyrës me anë të losionit, i cili në vetvete përmban flluska koloide të tërshërës, përgjegjëse për mbajtjen e lagështisë së lëkurës. Nëse një gjë e tillë nuk ndihmon, atëherë kërkoni ndihmë nga mjeku, i cili me gjasë do t'ua përshkruajë ndonjë krem me hidrokortizon (kortikosteroid me veprim të shpejtë dhe të shkurtë). Nëse skuqja edhe më tej nuk largohet, atëherë shkoni te specialisti i lëkurës, meqë mund të jeni alergjikë në ndonjë substancë.

RRATHËT E ZINJ NËN SY Përzgjidheni ndonjë krem i cili përmban preparate për zbardhje, por edhe përbërësit "anti-aging" (kundër plakjes), sikur që është vitamina C. Nëse lëkurën nën sy e keni tepër të hollë, atëherë ka mundësi që rrathët e zinj në fakt të jenë muskujt të cilët shihen nën lëkurën e hollë. Rriteni prodhimin e kolagjenit duke përdorë krem kundër rrudhave.