Receta me përbërës natyralë për lëkurë të pastër

  • 29 April 2020 - 15:17
Receta me përbërës natyralë për lëkurë të pastër

Në pjesën e parë kemi ofruar pesë receta për maska me përbërës si trangujt, shafrani, qumështi në formë pluhuri, uji i kokosit, avokadoja, mjalti, mielli i leblebive dhe lëngu i patates. Ky artikull përfshin receta për maska të përgatitura nga përbërës ushqyes të lëkurës si papaja, aloe vera, çaji i gjelbër, bajamet dhe pluhuri i kokosit. Shumica e këtyre maskave janë të përshtatshme për të gjitha llojet e lëkurës dhe mund të përdoren rregullisht një ose dy herë në javë.

MASKA NGA PAPAJA DHE LËNGU I LIMONIT Papaja është një përbërës i shkëlqyeshëm për të arritur lëkurë rrezatuese e të përkryer. Përmban acide alfa-hidroksi që e qërojnë ngadalë lëkurën për të mënjanuar qelizat e vdekura të lëkurës. Kjo pemë gjithashtu përmban enzima që luftojnë rrudhat dhe parandalojnë plakjen e parakohshme. Plus, si papaja ashtu edhe limoni kanë karakteristika për shndritje të lëkurës që reduktojnë dukjen e vragave të aknes dhe parregullsive të tjera. 1. Merreni gjysmë filxhani me mish të përzier të papajës së pjekur. 2. Ia qitni lëngun e një limoni dhe e përzini. Aplikojeni këtë maskë në fytyrë dhe qafë, lëreni që të qëndrojë 20 minuta e më pas e shpëlani me ujë të ftohtë. Përdoreni një herë në javë. kur e përgatitni këtë maskë, sigurohuni që ta qëroni papajën dhe t'ia hiqni farat para se ta përzini.

MASKA NGA ALOE VERA DHE ÇAJI I GJELBËR Aloe vera është e pasur me vitamina, minerale dhe aminoacide që do të thotë se është një përbërës shumë i mirë për lëkurën tuaj. Në fakt, ajo gjithashtu përdoret në produkte të shumta kozmetike. Ndihmon në trajtimin e njollave të errëta dhe është efikase në reduktimin e nxirjes së lëkurës. Çaji i gjelbër është i pasur me antioksidues e gjithashtu është përbërës që ushqen lëkurën dhe lufton shenjat e plakjes së parakohshme. Të dy përbërësit e luftojnë aknen dhe puçrrat, falë karakteristikave anti-inflamatore dhe antibakteriale. 1. I qitni 2 deri në 4 lugë me xhel të aloe verës në blender. 2. Ia shtoni një lugë me çaj të gjelbër. 3. I përzini mirë në blender.

MASKA NGA QESKA E ÇAJIT TË GJELBËR DHE MJALTI Pas përgatitjes së çajit të gjelbër, mos e hidhni qeskën. Mund ta përdorni për ta bërë një maskë të mirë. Do t'ju ofrojë dobitë e çajit të gjelbër ndërsa do të funksionojë edhe si qërues për mënjanim të papastërtive. Gjithashtu, në kombinim me mjaltin, do ta bëjë lëkurën tuaj më të butë. 1. Hapeni një qeskë të përdorur të çajit të gjelbër dhe përmbajtjen e saj e qitni në një enë. 2. Ia qitni 1 ose 2 lugë të vogla me mjaltë dhe i përzini mirë. Aplikojeni këtë maskë në fytyrë dhe e fërkoni ngadalë për qërim të lëkurës. Lëreni të qëndrojë 5 deri në 10 minuta, e më pas e shpëlani. Këtë maskë mund ta përdorni një ose dy herë në javë. Vërejtje: Kjo maskë për fytyrë mund të mos jetë e përshtatshme për ato me lëkurë të ndjeshme.

MASA NGA PLUHURI I KAKAOS DHE VAJI I KOKOSIT Përdoreni këtë maskë për një lëkurë të përkryer dhe që ofron dukje më rinore. Flavonoidet në kakao janë të mira për përmirësimin e teksturës së lëkurës, ndërsa riparojnë lëkurën e dëmtuar. Vaji i kokosit është i mirë për ushqim dhe hidratim të lëkurës suaj. 1. I qitni dy lugë me pluhur të kakaos në një enë. 2. Ia shtoni një lugë me vaj të shkrirë të kokosit. 3. I përzini mirë deri në momentin kur ta fitoni një pastë të lëmuar.

MASKA NGA MJALTI DHE BAJAMET Bajamet ndihmojnë në shndritjen dhe shkëlqimin e lëkurës suaj. Janë të mira për lëkurë pasi që janë të pasura me vitaminë E, antioksidues dhe yndyra të shëndetshme. Kur shndërrohen në pastë, ofrojnë edhe më shumë dobi në formë të qërimit të lëkurës. I përzini bajamet me mjaltë për ta bërë një maskë shndritëse të fytyrës suaj. Do të ndihmojë në reduktimin e parregullsive dhe në mirëmbajtjen e lëkurës së pastër. 1. I qitni 20 deri në 15 bajame në ujë dhe i lini që të qëndrojnë për disa orë e më pas i qëroni dhe i bluani ato. 2. I shtoni 1 ose dylugët të vogla me mjaltë të papërpunuar. Aplikojeni ngadalë këtë pastë në fytyrë dhe qafë. Lëreni që të qëndrojë në lëkurën tuaj për 20 minuta, e më pas e shpëlani. Përdoreni një ose dy herë në javë.

(Kosova Sot Online)