Preparati revolucionar për përtëritjen e lëkurës

  • 04 May 2020 - 15:03
Preparati revolucionar për përtëritjen e lëkurës

Vitamina C është e nevojshme për sintezën e kolagjenit, proteinës e cila është përgjegjëse për strukturën dhe forcën e lëkurës, e kolagjeni i krijuar më pas "mbushë" rrudhat dhe e përmirëson strukturën e lëkurës. Janë bërë shumë studime klinike, të cilat e kanë dëshmuar efikasitetin e preparateve me vitaminë C, për të cilët është parë se kanë efekt kundër plakjes, në korrigjimin e dëmtimeve strukturore dhe funksionale, si dhe në modifikimin e mikrostrukturës së lëkurës dhe zvogëlimin e thellësisë së rrudhave. Duhet ta dini se më kot konsumoni preparate të vitaminës C me anë të gojës, apo edhe hani perime që përmbajnë këtë vitaminë, sepse këtë efekt mund ta arrini vetëm me anë të aplikimit të preparateve nëpërmes lëkurës.

Por, jo duke e lyer lëkurën me lëng limoni, apo portokalli. Përpos që do ta irritonit lëkurën, në një rast të tillë do të mund të mungonte edhe efekti i përtëritjes. Në fakt, në preparatet e serumeve kozmetike me vitaminë C, kjo vitaminë është përshtatur për shtresat më të thella të lëkurës. Duhet pasur kujdes edhe ndaj sasisë së substancës aktive - e cila duhet të jetë e mjaftueshme që ta nxisë përtëritjen e qelizave të lëkurës, por që të mos ketë ndikim agresiv. Lajmi i keq është që ky serum është tepër i shtrenjtë, e lajmi i mirë, se mund ta bëni edhe vetë në shtëpi, me shumë pak shpenzime. Serumet me vitaminë C janë të prirë që të oksidohen. Për këtë shkak, rëndësi ka që të keni kujdes, sapo ai ta ndryshojë ngjyrën, sidomos nëse zverdhet, atëherë duhet ta humbni dhe ta përgatisni një tjetër.

Përbërësit: - 1 lugë e çajit thartirë askorbike (vitaminë C) pluhur, - 3 lugë të çajit ujë të distiluar, - 1 lugë të çajit glicerinë, - 1/4 e lugës së çajit vitaminë E, - një shishe e errët e qelqit, sipas mundësisë me pikatore. Ka rëndësi që serumin të mos e bëni me asnjë vegël të metaltë, vetëm të qeramikës, plastikës, drurit, apo qelqit. Përgatitja: Qitni në një enë një lugë të thartirës askorbike dhe tri lugë të ujit të distiluar.

Përzieni me lugë të plastikës për një kohë të gjatë, gati 30-60 minuta, derisa të treten të gjitha kristalet e thartirës askorbike. Mos e nxehni ujin. Më pas shtojeni një lugë glicerinë dhe vitaminë E. Vitamina E në serum shërben si një antioksidues shtesë, por edhe si stabilizator. Më pas qiteni serumin në shishen e errët dhe, para çdo përdorimi, tundeni. Ruajeni në vend të errët. Nëse keni lëkurë të yndyrshme, atëherë mund të qitni më pak glicerinë. Serumi duhet të jetë i tejdukshëm, apo eventualisht, i bardhë. Përdorimi i serumit Serumi në fjalë më së miri është që të përdoret në mëngjes, pas dushit. Në lëkurën krejtësisht të terur qiteni serumin, lëreni që të veprojë 20 deri 40 minuta. Më pas shpëlajeni nga fytyra dhe vazhdoni me preparatet tjera. Nëse përtoni ta bëni këtë procedurë në mëngjes, mund ta bëni edhe në mbrëmje.

Vitamina C mbetet aktive në lëkurë për dy ditë, prandaj nuk duhet ta aplikoni çdo ditë. Serumin mund ta qitni edhe në duar, qafë, dekolte... Sapo ta ndërrojë ngjyrën, mos e përdorni më! Dobitë nga ky serum Vitamina C është antioksidues, gjë që dmth se lufton radikalet e lira, të cilat e dëmtojnë lëkurën. Nëse e përdorni këtë serum vetëm herë pas here, dëmtimi i lëkurës do të jetë më i madh, prandaj është mirë që atë ta përdorni rregullisht, çdo të dytën, apo tretën ditë.

Kosova Sot Online)