A munden shkencëtarët ta kthejnë mbrapsht demencën?

  • 18 May 2020 - 07:03
A munden shkencëtarët ta kthejnë mbrapsht demencën?

Një proteinë që akumulohet në gjak derisa ne plakemi mund të ofrojë bazën për trajtime të reja për ta kthyer mbrapsht demencën, besojnë shkencëtarët. Molekula, e ashtuquajtur "B2M", është gjetur në masë të madhe në gjak dhe në lëngun cerebral kurrizor te njerëzit e moshuar, thonë shkencëtarët. Edhe te minjtë, injektimi i këtyre molekulave kishte ndikuar me përmirësimin për të mësuar dhe ka përmirësuar kujtesën e tyre, pra te minjtë laboratorikë.

'Ne jemi të mahnitur për këto gjetje pasi që janë dy mënyra që në mënyrë potenciale ta kthejmë prapa dëmtimet kognitive që ndërlidhen me moshën', thotë njëri nga autorët e studimit Dr Saul Villeda nga universiteti i Kalifornisë. Njëra është që ta futim gjakun e ri në të vjetrin dhe tjetra mënyrë është që t'i shtojmë proteinat si "B2M", që duket se ndërlidhen me plakjen. Dr Villeda po ashtu ka kryer edhe një studim tjetër, i cili ishte publikuar gjatë vitit të kaluar, studim ky që ka zbuluar se injektimi i gjakut të ri në gjakun e një miu të vjetër ka ndikuar pozitivisht në mënyrën të mësuarit dhe të kujtesës.  

(Kosova Sot Online)