Rutina e bukurisë është e rëndësishme për femrat që duan të duken bukur

  • 25 May 2020 - 15:03
Rutina e bukurisë është e rëndësishme për femrat që duan të duken bukur

E VËRTETA E HIDHUR PËR NDËRHYRJET NË GJOKS

Që prej kur ishte bërë e ditur që në ndërhyrjet kirurgjike në gjoks përdorej silikon industrial, e mbarë bota kishte dëgjuar për rrezikun që i kanosej femrave, që e merrnin një vendim të tillë. Për më tepër, që prej asaj kohe deri më tani, janë vërejtur fare pak ndryshime në këto ndërhyrje kirurgjike, ndërsa, shumica e femrave nuk e kuptojnë që sa më pak të paguajnë për intervenime kirurgjike në gjoks, aq më të mëdha janë gjasat që të kenë probleme në të ardhmen. Alternativa më e mirë: "Femrat franceze futen në dush të ftohtë për t'i mbajtur në formë gjinjtë e tyre", ka thënë Tina Richards, eksperte në mbrojtjen nga plakja e parakohshme. Sipas saj, dushi i ftohtë, që aplikohet drejtpërsëdrejti në gjoks, ndikon në formësimin e gjokseve.

ZGJATJET ARTIFICIALE TË FLOKËVE

Në vitin 2012, në një gjykatë ishte thënë që ngjitësi i lateksit, që përdoret për zgjatjet e flokëve, është përgjegjës për vdekjen e rreth 20 femrave në vit në Britani të Madhe. Ndonëse një gjë e tillë nuk është konfirmuar, ky lajm ka bërë që shumë stiliste të flokëve dhe femra në përgjithësi të mundohen ta shmangin përdorimin e ngjitësit në zgjatjet e flokëve. E, rreziku më i madh vjen nga ngjitësi, kur ai aplikohet drejtpërsëdrejti në lëkurën e kokës. Alternativa më e mirë: Alternativa më e përshtatshme për përdorimin e zgjatjeve të flokëve është metoda me mikrorrathë, metodë kjo që bën që zgjatjet e flokëve të qëndrojnë në vendin e tyre për rreth 3-4 muaj dhe kur të hiqen, nuk ka nevojë për shumë tërheqje, duke e evituar kështu dëmin që u shkaktohet flokëve.

467353

RREZIKU NGA NGJYROSJA E FLOKËVE

Dukja e Gwen Stefani-t nuk duket aq e parrezikshme sa duket. Në vitin 2011, rreth 350 femra kishin raportuar për lëndime si pasojë të ngjyrosjes së flokëve, ndërsa, në bazë të studimit të bërë së fundmi, sallonet e bukurisë nuk i kontrollojnë rreth 82 për qind të produkteve për ngjyrosje të flokëve, para aplikimit të tyre. Alternativa më e mirë: Ndonëse nuk ka ndonjë mënyrë krejtësisht të sigurt për ngjyrosjen e flokëve, nëse dëshironi që të ndiheni më komod me ngjyrën tuaj të re dhe të njëjtën kohë të kujdeseni për shëndetin tuaj, përdorni produkte sa më natyrale, që përmbajnë sasi të vogël të kemikaleve.

RREZITJET E RREZIKSHME

Rrezitja artificiale e lëkurës konsiderohet si njëri nga shkaktarët kryesor të kancerit të lëkurës. Së fundmi në treg janë hedhur disa produkte - kryesisht injeksione - të cilat, në mënyrë krejtësisht misterioze për shkencëtarët dhe hulumtuesit, ndikojnë në rrezitjen e lëkurës. Megjithatë, efektet anësore të këtyre produkteve janë të tmerrshme, e shpeshherë manifestohen me shfaqje të shenjave në lëkurë, që janë paraprijës të kancerit në lëkurë. Alternativa më e mirë: Natyrisht, përdorimi i preparateve për rrezitje, para se të dilni në kontakt me diellin dhe si rrjedhojë, rrezitja natyrale e lëkurës, është alternativa më e përshtatshme, mirëpo, nëse kurrsesi nuk arrini ta bëni një gjë të tillë, thjesht aplikoni produkte grimi, që bëjnë që trupi juaj të duket më i rrezitur. 

(Kosova Sot Online)