Këshilla të thjeshta, që ju ndihmojnë për aplikimin e buzëkuqit

  • 05 June 2020 - 15:22
Këshilla të thjeshta, që ju ndihmojnë për aplikimin e buzëkuqit

Të famshmet si puna e Taylor Swift, Kylie Jenner dhe Rita Ora-s janë dëshmi e gjallë e fuqisë që ka buzëkuqi në transformimin e dukjes. Dhe, për t'ju ndihmuar që edhe ju ta krijoni një dukje të përkryer nëpërmjet buzëkuqit, më poshtë ua kemi sjellë disa këshilla të thjeshta, mirëpo shumë të rëndësishme.

ZBUTJA E BUZËVE

Nëse të çarat e vogla në buzë jua shkatërrojnë dukjen, sigurohuni që fillimisht i keni zbutur buzët. Aplikoni një sasi të vogël të vazelinës dhe lërini lëkurës kohë që ta absorbojë për disa minuta. Pastaj, nëpërmjet përdorimit të maskarës së pastër, trajtojini buzët, duke u siguruar që e keni larguar çdo copëz të padëshiruar nga pjesa e buzëve.

DEFINONI BUZËT ME FSHEHËS

Pasi që t'i keni kufizuar buzët, përdoreni fshehësin për t'i pastruar skajet, që eventualisht mund të kenë dalë nga kontrolli. Fshehësi mund të përdoret edhe për trajtimin e qendrës së buzës së epërme, duke bërë që ngjyra e buzëkuqit të theksohet edhe më tepër.

BËNI QË BUZËKUQI TË ZGJASË MË GJATË

Nëse dëshironi që buzëkuqi të jetë më i qëndrueshëm, pra, të qëndrojë për një kohë më të gjatë në buzët tuaja, trajtojini buzët me pudër të tejdukshme, pasi që ta keni aplikuar buzëkuqin. Pudra e forcon buzëkuqin, ndërsa fakti që është e tejdukshme bën që askush ta mos e kuptojë 'trikun tuaj magjik'.

LOJA ME NUANCA

Nëse pjesa e brendshme e buzëve trajtohet me ngjyrë më të çeltë, atëherë krijohet iluzioni i buzëve më të plota. Pra, e tëra që ju duhet të bëni është që të aplikoni buzëkuq me ngjyrë më të errët në pjesën e jashtme të buzëve.

'LINER'-I NË FORMË LAPSI

Një pjesë shumë e rëndësishme e trajtimit të buzëve është edhe përdorimi i 'liner'-it për t'i përkufizuar buzët. 'Liner'-i, në formë lapsi, ju ndihmon që t'i shmangni rrjedhjet eventuale të buzëkuqit, si dhe bën që buzët të jenë më të definuara.

RREGULLOJENI BUZËKUQIN E THYER

Thyerja e buzëkuqit të preferuar shpeshherë shkakton dhimbje të mëdha, mirëpo kjo nuk ka nevojë të ndodh nëse në shtëpi keni një çakmak. Thjesht, përdoreni çakmakun për t'i nxehur të dy fundet e buzëkuqit të thyer, pastaj, duke përdorur gishtërinjtë, ngjitini bashkë copëzat e thyera.

LARGOJENI SHKËLQIMIN E TEPËRT

Nëse nuk jeni e kënaqur me shkëlqimin e tepërt të buzëkuqit tuaj, pasi ta aplikoni buzëkuqin, trajtojini buzët me nuancë të njëjtë të hijezuesit të syve. Ky trik do t'ju ndihmojë që të çliroheni nga shkëlqimi i tepërt dhe do të bëjë që buzët tuaja të duken edhe më të plota.

KRIJONI SIMBOLIN 'X' NË QENDËR TË BUZËS SË EPËRME

Filloni t'i kufizoni buzët nga pika më e lartë e tyre, duke krijuar një vijë diagonale, pastaj filloni edhe në anën tjetër, duke krijuar kështu formën e shkronjës 'X'. Përfundimisht, mbushini buzët me buzëkuqin tuaj të preferuar duke e fituar kështu dukjen e përkryer të buzëve.

(Kosova Sot Online)