Tetë këshilla natyrale për rutinën tuaj të bukurisë

  • 15 June 2020 - 15:16
Tetë këshilla natyrale për rutinën tuaj të bukurisë

Produktet natyrale janë gjithmonë më të përshtatshme, pasi që, jo vetëm që janë dukshëm më të lira, mirëpo edhe më të shëndetshme. E, ndër ilaçet natyrale, që mund t'i përdorni në rutinën tuaj të bukurisë, janë edhe këto që i kemi renditur më poshtë.

1. TRAJTIMI I FLOKËVE ME BANANE DHE VEZË

Nëse jeni duke kërkuar pak më tepër shkëlqim për flokët tuaj, thjesht përzieni një vezë me një banane. Aplikojeni përzierjen në formën e pastës së trashë në flokë dhe lëreni të qëndrojë për 10-30 minuta. Përfundimisht, pastrojini flokët siç bëni zakonisht.

2. TRAJTIMI PËR ZBUTJEN E THONJVE

Zhytini thonjtë në vaj ulliri për pesë minuta dhe më pas largoni nga vaji, për t'i pastruar dhe për t'u kënaqur me ndjesinë e butësisë që e ofrojnë.

3. MASKA E THJESHTË PËR FYTYRË, E BËRË NGA MJALTI

Mjalti është një përbërës natyral, antibakterial, që ju ndihmon ta arrini një lëkurë të butë e të bukur. Andaj, përvetësoni këto veti shëruese të mjaltit duke e përdorur një lugë gjelle mjaltë, të paktën një herë në javë, për trajtimin e lëkurës së fytyrës. Thjesht, vendoseni mjaltin në mes të gishtërinjve dhe me të bëjini masazh fytyrës për 5-10 minuta. 4.

UTHULLA E MOLLËS

Të gjitha femrat që kanë probleme me zbokthin dhe copëzat tjera, në lëkurë të kokës, mund të fillojnë me përdorimin e këtij produkti natyral, që, brenda një kohe të shkurtër, ju ndihmon të vëreni përmirësime të dukshme në flokët tuaj. Thjesht, përzieni 60 mililitra uthull molle me 250 mililitra ujë dhe me përzierjen e fituar trajtojini flokët, pak para se t'i trajtoni me balsamin e zakonshëm të flokëve.

5. ZBUSNI GJUNJËT DHE BËRRYLAT

Ndajeni portokallin përgjysmë dhe me të trajtojini bërrylat dhe gjunjët. Portokalli, përveçqë ju ndihmon që t'i zbusni këto pjesë të lëkurës, bën që lëkura të lëshon aromë të këndshme.

6. PASTROJENI TRUPIN ME KËTË PRODUKT NATYRAL

Përzieni vajin e ullirit me kripë kuzhine, me proporcion 2 me 1, për ta krijuar kështu një produkt për trajtimin e lëkurës së trupit tuaj. Kjo përzierje ju ndihmon që të çliroheni nga qelizat e vdekura të lëkurës suaj, duke bërë që ta fitoni një lëkurë më të butë dhe me më shumë shkëlqim.

7. VAJI I KOKOSIT

Përdoreni vajin e kokosit në këmbët tuaja si zëvendësim natyral për kremin e rruajtjes. Kjo, në fakt, është njëra nga mënyrat më të lehta për procesin irritues të rruajtjes.

8. LARGONI SHENJAT E ZEZA NË MËNYRË NATYRALE

Nxirreni lëngun nga një limon dhe përzieni me pesë pika të vogla mjaltë. Me përzierjen e fituar trajtojeni lëkurën, në të cilën janë shfaqur shenjat e zeza. Lëreni përzierjen që ta kryej punën e vetë për pesë minuta, para se ta pastroni me ujë të ftohtë.

(Kosova Sot Online)