Gabimet që nuk duhet t'i bëni gjatë heqjes së grimit

  • A.P /
  • 13 July 2020 - 08:02
Gabimet që nuk duhet t'i bëni gjatë heqjes së grimit

Heqja e grimit nga fytyra është një proces shumë i rëndësishëm, andaj një numër i madh i artistëve të grimit rekomandojnë që t'i kushtoni vëmendje këtij procesi po aq sa i kushtoni aplikimit të grimit. Më poshtë mund t'i gjeni disa nga gabimet, që mund të jeni duke i bërë gjatë heqjes së grimit

1. MOS E HIQNI SHPEJT GRIMIN E SYVE!

Njëri nga gabimet më të shpeshta është largimi i shpejtë i grimit të syve. Shpeshherë, femrat në përgjithësi e largojnë hijezuesin nga sytë, duke e lëvizur shpejt tamponin për heqjen e grimit. Ajo që duhet të bëni është ta vendosni këtë preparat në lëkurë dhe ta lini në kontakt me të për rreth tridhjetë sekonda, për t'i dhënë mundësi që ngadalë ta thithë grimin e syve.

2. MOS PËRDORNI TOPTHA TË PAMBUKUT

A i përdorni topthat e pambukut për heqjen e grimit? E vërteta është që topthat e pambukut mund të lëshojnë fibra të vogla në lëkurë, që më pas shkaktojnë një lloj irritimi të lëkurës. Andaj, ideja më e mirë është të përdorni tamponë pambuku, në vend të topthave të pambukut.

3. LARGONI FLOKËT NGA FYTYRA PARA LARGIMIT TË GRIMIT

Ky mund të tingëllojë si një trik shumë i thjeshtë, mirëpo prapëseprapë shumë femra nuk i largojnë flokët nga fytyra kur e largojnë grimin. Atëherë, lehtësojani vetes punën dhe largoni flokët nga fytyra, para se ta vazhdoni me procesin e largimit të grimit. 4. PASTROJENI MIRË FYTYRËN PAS LARGIMIT TË GRIMIT! Një tjetër gabim, që bëhet shpesh nga femrat gjatë largimit të grimit, është përdorimi vetëm i faculetave të lagëta dhe mos pastrimi i fytyrës. Përdorimi i faculetave ju ndihmon vetëm në largimin e grimit, mirëpo jo edhe në pastrimin e fytyrës, andaj është shumë e rëndësishme që të përdorni pastrues për fytyrë, menjëherë pas largimit të grimit.

5. MOS E TORTURONI LËKURËN!

A e keni zënë ndonjëherë veten duke e torturuar lëkurën përreth syve, në përpjekje për ta hequr grimin? Kjo është një ide e keqe, pasi që një gjë e tillë ndikon në skuqjen e lëkurës dhe rrjedhimisht në irritimin e saj. Thjesht, largojeni grimin me lëvizje të lehta në lëkurë, për t'i shmangur irritimet.

6. PËRDORNI VAJ PËR LARGIMIN E GRIMIT!

Përdorimi i vajrave për largimin e grimit nga lëkura është shumë i rëndësishëm, andaj nëse më herët e keni provuar dhe nuk jeni ndarë e kënaqur, me shumë gjasë nuk e keni përdorur vajin e duhur. Thjesht, gjejeni vajin që ju përshtatet dhe përdoreni për ta lehtësuar procesin e heqjes së grimit.

7. LARGOJENI GRIMIN ÇDO NATË!

Sado që mund të ndiheni e lodhur, pas një nate të gjatë, nuk duhet ta justifikoni veten dhe menjëherë të filloni me heqjen e grimit. Lënia e grimit përgjatë gjithë natës ndikon në bllokimin e poreve dhe si rrjedhojë shkakton probleme me aknet dhe puçrrat. 

(Kosova Sot Online)