Ja si mund ta krijoni grimin e syve 'smokey' me ngjyrë të kaltër

  • E.K /
  • 14 July 2020 - 15:19
Ja si mund ta krijoni grimin e syve 'smokey' me ngjyrë të kaltër

Sikur ngjyra e bardhë dhe e zezë, që pa dyshim janë ngjyrat që gjithmonë janë trendë, edhe disa nuanca të ngjyrës së kaltër gjithmonë duken bukur kur aplikohen si hijezues të syve dhe kombinohen me ngjyrën e duhur të buzëkuqit. Për çdo stinë të vitit, pa marrë parasysh se në cilin vit jemi, gjithmonë mund ta gjeni një nuancë të ngjyrës së kaltër, të cilën mund ta përdorni si hijezues të syve. Për sivjet, trend i madh është krijimi i grimit të syve 'smokey', nëpërmjet përdorimit të ngjyrës së kaltër, për krijimin e të cilit më poshtë jua kemi sjellë hapat që duhet t'i ndiqni.

Përveç ngjyrës, që pa dyshim luan një rol të rëndësishëm, një tjetër gjë interesante për këtë stil të grimit të syve është edhe fakti që sytë 'smokey' me ngjyrë të kaltër janë të përshtatshëm edhe për natën edhe për ditën. Ajo që ju nevojitet për perfeksionimin e aplikimit të këtij grimi është pak praktikë si dhe ngjyrat dhe produktet e mëposhtme të grimit: • Baza e grimit, 'sherk'-u, fshehësi • Bojëkuqi • Çanta e veglave për vetulla • Hijezues të syve me ngjyrë të zezë, rozë, nuanca të kaltra, të kafenjtë pa shkëlqim dhe ngjyra e artë e çeltë • Hijezues i kaltër në formë kremi • Laps për sy me ngjyrë të kafenjtë • Maskarë • Shkëlqyes të buzëve • Brusha të grimit Hapi i parë: Ndonëse i gjithë fokusi do të jetë në uroheni që lëkura juaj është e pastër dhe pastaj të filloni me aplikimin e bazës së grimit, para se lëkurën ta trajtoni me zbutës ose me 'sherk' të lehtë, varësisht prej preferencave tuaja.

Aplikimin mund ta filloni me një brushë grimi, para se të vazhdoni me sfungjer, për ta shpërndarë atë në mënyrë të barabartë, për t'u dukur sa më natyrale. Përhapeni fshehësin me kujdes, në vendet ku keni më tepër probleme dhe përfundojeni dukjen me pudër, për t'i theksuar pjesët e dëshiruara të fytyrës. Përfundimisht, trajtojeni fytyrën me bojëkuq dhe kësisoj ju e keni përfunduar një hap të rëndësishëm. Hapi i dytë: Varësisht prej formës së vetullave tuaja, ju mund ta kaloni këtë hap. Nëse keni vetulla të krehura, nuk keni nevojë t'i prekni, përndryshe trajtoni ato me krehër. Hapi i tretë: Filloni të punoni në skajin e jashtëm të kapakut të syve, duke përdorur një laps të syve me ngjyrë kafe.

Përzieni ngjyrën e lapsit me brushë të grimit, deri sa të përzihet në mënyrë të përkryer. Për ta intensifikuar ngjyrën, aplikoni pak hijezues të syve me ngjyrë të zezë, para se t'i përzieni ngjyrat përsëri. Hapi i katërt: Aplikoni ngjyrën rozë në skajet e linjës së pjesës së epërme të kapakëve të syve, ndërsa në pjesën e poshtme të qepallave aplikoni hijezues me ngjyrë të kaltër të ndezur. Vazhdoni me aplikimin e hijezuesit me ngjyrë të zezë, për ta bërë dukjen më dramatike. Hapi i pestë: Në pjesën e brendshme të qepallave duhet të aplikoni ngjyrën e kaltër në formë kremi, duke u kujdesur që ta krijoni një përzierje të lehtë me pjesën tjetër të grimit të qepallave. Hapi i gjashtë: Aplikoni hijezues të syve me ngjyrë metalike në qepallën mobile dhe përzieni të gjithë grimin në skajet e jashtme të syve me ngjyrë të kaftë pa shkëlqim. Hapi i shtatë: Për ta ndriçuar grimin e syve tuaj, aplikoni hijezues të syve me ngjyrë të artë në ashtin e vetullave dhe në skajet e brendshme të syve. Hapi i tetë: Përfundimisht, aplikoni disa shtresa maskarë të zezë dhe përfundojeni grimin duke aplikuar shkëlqim në buzët tuaj.

(Kosova Sot Online)