Ide për grim, të cilat duhet t’i provoni këtë vjeshtë

  • E.K /
  • 17 July 2020 - 15:23
Ide për grim, të cilat duhet t’i provoni këtë vjeshtë

Pa marrë parasysh se a do të vendosni për nuanca më të kthjellëta të cilat nga pak verën e vonë apo ndonjë dukje më dramatike, me disa nga këto ide me siguri nuk do të gaboni

 Nuancat metalike bakrore në sy

Për këtë dukje ju nevojiten veglat në vijim:

 Laps për sy me ngjyrë të kafenjtë (pogodna za razmazivanje)

Brushë për aplikim të hijes
Hije pa shkëlqim me ngjyrë të kafenjtë për sy në dy nuanca
Një brushë paksa më e madhe për kapakë të syve
Maskara

Hapat:

1. Aplikojeni lapsin me ngjyrë të kafenjtë për sy në skaj të kapakëve përgjatë qerpikëve, e më pas pak laps e aplikoni edhe në brushë.

2. Me brushë e përhapni lapsin në kapak

3. Më pas me laps i vizatoni sytë (linjën e epërme dhe të poshtme nën qerpikë)

4. E aplikoni hijen, nuancën e errët nën qerpikë, e të ndritshmen mbi, në rrudha të kapakut

5. Me ndihmë të brushës e aplikoni pak hije nën qerpikët e poshtëm

6. Përfundojeni me maskarë.

Fotoarkiva: Blerim: bak1

‘Smokey eyes’ për 60 sekonda

Nëse ju pëlqen ‘smokey eyes’, ky tutorial është i shkëlqyeshëm për ju dhe sepse është shumë i thjeshtë dhe mësohet lehtë.

Hapat:

1. Me ndihmën e brushës e aplikon hijen neutrale për sy

2. Më pas me laps të zi i vizatoni sytë dhe i lyeni me ndihmën e brushës

3. Në qerpikë e aplikoni maskarën dhe kjo është e tëra.

Fotoarkiva: Blerim: bak2

Ngjyrat e vjeshtës

Nuancat e bronzta janë hit i madh i secilës vjeshtë, pra kështu që edhe kjo vjeshtë nuk mund t’i ikë. Dukja në vijim është krijuar me ndihmën e nuancave të arta dhe të kuqe që kujtojnë vjeshtën e hershme.

Hapat:

1. Në kapak e aplikoni pak hije të artë

2. Më pas mbi hijen e artë e aplikoni hijen me nuancë të ngjyrës së kuqe

3. Në kënde dhe përgjatë skajit të kapakut e aplikoni hijen pa shkëlqim

4. Me tush e vizatoni një linjë të hollë mbi qerpikë

5. Pjesën e poshtme nën sy e vizatoni me laps për sy

6. Në fund i aplikoni disa shtresa të maskarës.

Fotoarkiva: Blerim: bak3

‘Smokey eyes’  me ngjyrë të vjollcës

Dukja ‘smokey eyes’ është gjithmonë në trend dhe tërheqëse, e kjo me ngjyrë vjollce është e shkëlqyeshme për këtë vjeshtë.  

Hapat:

1. Aplikoni hije të bardhë pa shkëlqim në kapak nën vetulla

2. Më pas në kapak e aplikoni hijen me nuancë të kafenjtë

3. Pastaj e aplikoni hijen e bardhë në këndin e brendshëm

4. Me ndihmën e brushës e përhapni hijen

5. Me ndihmën e një brushe më të madhe në pjesën e poshtme të kapakut e aplikoni hijen me ngjyrë të errët vjollcës

6. Me ndihmën e një brushe të hollë e aplikoni hijen me ngjyrë të vjollcës nën sy

7. Përdoreni lakuesin e qerpikëve për t’i theksuar ata

8. Me laps të zi e theksoni linjën nën sy

9. Me tush të zi e vizatoni një linjë të hollë mbi qerpikë

10. E aplikoni maskarën në qerpikët e epërm dhe të poshtëm dhe kjo është e tëra.

(Kosova Sot Online)