3 hapa për buzë më të mbushura të kuqe pa ndihmën e buzëkuqit

  • E.K /
  • 25 July 2020 - 11:13
3 hapa për buzë më të mbushura të kuqe pa ndihmën e buzëkuqit

Buzët e plota me ngjyrë të ngrohtë të kuqe janë zbukuruese të përkryera të fytyrës. Nëse dëshironi që këtë efekt ta arrini në mënyrë natyrale, jua sjellim disa këshilla, me të cilat nuk do të keni fare nevojë për buzëkuq, ndërsa buzët tuaja do të mbeten të përkryera gjatë tërë ditës ose mbrëmjes.

HAPI I PARË

Në mënyrë që nga sipërfaqja të mënjanohen qelizat e vdekura të lëkurës dhe për t'i lejuar lëkurës së re që të marrë frymë bëjeni një piling të buzëve. - Bëjeni një pastë duke përdorur nga një lugë të vogël me mjaltë dhe me sheqer. - Pastën e qitni në gishtërinj dhe me lëvizje qarkore i fërkoni mirë buzët. - Buzët i shpëlani me ujë të vakët.

HAPI I DYTË

Nëse dëshironi që buzët tuaja të kenë një ngjyrë natyrale dhe të shëndetshme të kuqe, por edhe t'u rritet vëllimi, duhet që ta nxisni qarkullimin e gjakut. Këtë mund ta bëni me ndihmën e kanellës në formë pluhuri. - Një të katërtës në një luge të vogël me kanellë ia shtoni disa pika ujë dhe e bëni një pastë. - Pastën e aplikoni në buzë dhe ato i fërkoni lehtë për një kohë të shkurtër. - Lëreni pastën që të veprojë disa minuta. - Pas kësaj e shpëlani pastën, e buzët i freskoni me balsam hidratues.

HAPI I TRETË

Nëse dëshironi një efekt edhe më të fortë të buzëve të kuqe, përdoreni ngjyrën natyrale për buzë të kuqe nga kuzhina juaj, e cila në buzët tuaja do të qëndrojë edhe për disa orë. Bëhet fjalë për lëngun e freskët të rrepës së kuqe. - Buzët i lani, e rrepën e preni përgjysmë. - Shkopin për pastrim të veshëve e fërkoni në pjesën e brendshme të rrepës deri në momentin kur ta ketë thithur lëngun e saj të kuq. - Me shkop më pas i lyeni mirë buzët, por saktësisht deri në skaje për të mos kaluar në lëkurë. - Lëreni që të qëndrojë rreth gjysmë ore e më pas buzët i shpëlani me ujë të vakët. - Pas kësaj, në buzë mund të aplikoni balsam transparent ose shkëlqyes të nuancuar.

(Kosova Sot Online)