Gjashtë minuta për një grim të plotë

  • E.K /
  • 27 July 2020 - 10:43
Gjashtë minuta për një grim të plotë

Nëse as ju nuk keni kohë të mjaftueshme që të grimoseni, apo thjesht nuk keni durim, ua propozojmë një përgatitje blic, e cila për vetëm 6 minuta do t'ju shndërrojë në mbretëreshë të mbrëmjes P ara vënies së grimit, duhet që fytyrën ta pastroni mirë me qumësht kozmetik, për heqjen e papastërtive, e më pas t'ia filloni ofensivës gjashtë minutëshe.

LËKURA (1 MINUTË)

Në lëkurën e fytyrës fërkojeni kremin hidratues. Shpërndajeni atë në mënyrë uniforme në tërë sipërfaqen e fytyrës dhe qafës, duke pasur kujdes që të mos e teproni me sasi. Më pas, me korrektor, mbuloni të gjitha parregullsitë në fytyrë.

SYTË (4 MINUTA)

Përzgjidheni hijen pluhur me të cilën do ta arrini pamjen e dëshiruar, të mjegullt. Lehtësisht shpërndajeni gati deri te harqet e vetullave, me brushë, apo gishta. Hapi tjetër parashikon bërjen e vijës me "eyeliner" ngjyrë çokollate. Për ta zbutur mprehtësinë, këtë vijë e fërkoni lehtazi me shkopth për veshë, ku keni vendosur pak hije pluhur me ngjyrë kafe dhe të bronztë. Përfundimisht në qerpikë vendosni maskarën në dy shtresa.

FAQET (15 SEKONDA)

Nëse përdorni bojëkuqin e kadifenjtë në formë të kremit, atëherë atë mund ta vendosni në faqe edhe me sy mbyllur. Buzëqeshni dhe me mollëza të gishtave vendoseni bojëkuqin në pikën më të lartë në faqe. Më pas fërkojeni atë me lëvizje rrethore, për ta arritur një pamje sa më të natyrshme.

BUZËT (15 SEKONDA)

Opsioni më i mirë për gati të gjitha rastet është shkëlqyesi i kuqërremtë për buzë. Kjo ngjyrë diskrete është e pasuruar me shkëlqim dhe do të bëjë që buzët tuaja të duken të freskëta.

TRUPI (30 SEKONDA)

Fërkojeni parfumin, apo losionin shkëlqyes për trupi në ato pjesë të cilat doni t'i ekspozoni. Zakonisht këtu bëhet fjalë për duart, këmbët, krahët dhe dekoltenë. Kjo është mënyra më e shpejtë që lëkura juaj të bëhet e butë, e kadifenjtë, shkëlqyese dhe aromatike.

(Kosova Sot Online)