Sekretet e Beyoncé-t për parandalimin e plakjes së parakohshme

  • E.K /
  • 30 July 2020 - 11:31
Sekretet e Beyoncé-t për parandalimin e plakjes së parakohshme

Artisti i grimit që punon me këngëtaren më të famshme në botë, Beyoncé, e që më herët ka punuar edhe me Joan Smalls e Karlie Kloss -zotëri John Barnett -ka zbuluar disa sekrete në lidhje me rutinën e bukurisë së këngëtares së famshme.

PËRDORNI KREMIN E SYVE NË GJITHË FYTYRËN

Për shkak të faktit që është i krijuar të reagojë në një pjesë të ndjeshme të lëkurës, kremi për lëkurën përreth syve absorbohet shumë lehtë nga gjithë lëkura e fytyrës, mirëpo Barnett rekomandon që fillimisht ta shikoni përmbajtjen e produktit, për të mos rrezikuar që të merrni ndonjë produkt që ua mbyll poret apo shkakton shfaqjen e akneve.

PËRDORNI KREMIN E FYTYRËS NË TRUP

Përkundër faktit që shumica e njerëzve kur flasin për plakjen e parakohshme apo parandalimin e këtij procesi përqendrohen në pjesën e fytyrës, nga flokët deri tek mjekra, Barnett thotë që edhe trupi meriton kujdes të veçantë dhe pikërisht për këtë arsye ai aplikon krem fytyre në trupin e mbretëreshës së muzikës.

KONSUMONI LAKËR TË GJELBËR

Një pjesë shumë e rëndësishme e kujdesit për lëkurën është mënyra se si ne ushqehemi, andaj zotëri Barnett thotë se ushqimi është një parandalues dhe rrjedhimisht edhe shkaktar i plakjes së parakohshme. Një ushqim shumë i rëndësishëm për parandalimin e plakjes është lakra e gjelbër, të cilën Barnett rekomandon që ta konsumoni edhe si pije, të përzier me pemë e perime të tjera. 

(Kosova Sot Online)